Flash

Zjarri në pallat, shoqërohet administratori dhe pronari i apartamentit ku shpërthyen flakët

Lapsi.al 14 September 2023
Zjarri në pallat, shoqërohet administratori dhe pronari i apartamentit

Mesditën e sotme një pallat u përfshi nga flakët në rrugën “Sali Butka” në Tiranë.

Flakët morën përmasa të mëdha pasi fasada e izoluar me polisterol gjithashtu shpërtheu në flakë.

Zjarrfikësit bënë të pamundur për disa orë me rrathë deri në neutralizimin e flakëve, ndërsa për fat të mirë edhe për shkak të reagimit të menjëhershëm të autoriteteve për të shpëtuar jetët e banorëve.

Si pasojë e flakëve 3 banesa u shkrumbuan plotësisht dhe një tjetër në masë 30%.

Së fundmi policia ka shoqëruar administratorin e pallatit.

Nga ekspertiza paraprake e bërë në pallatin ku ra zjarri, dyshohet se shkak është bërë ndonjë pajisje elektrike. Por nesër në mëngjes do ketë ekspertizë më të detajuar.

Fillimisht zjarri ka nisur në katin e fundit të pallatit, apartament në pronësi të një mjeku dhe më pas kanë marrë katet e tjera. Në polici për t’u pyetur është shoqëruar edhe mjeku.

Të këshilluara

Betohen dy ministrat e rinj Mete e Ibrahimaj

Është mbajtur sot ceremonia e betimit në Institucionin e Presidentit të Republikës të të dy anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave. Përpara Presidentit të...

18:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI