Flash

Regjisori i "Aquaman" flet për përfshirjen e Heard në film

Lapsi.al 15 September 2023
Regjisori i "Aquaman" flet për përfshirjen e Heard në

Regjisori James Wan thotë se vazhdimi i ardhshëm i Aquaman nuk ishte menduar kurrë të fokusohej tek Mera e Amber Heard.

Aktorja  ripërsërit rolin e saj si princeshë e detit në Aquaman and the Lost Kingdom, por gjatë gjyqit të saj për shpifje në Virxhinia me ish-bashkëshortin Johnny Depp vitin e kaluar, Heard dëshmoi se roli  u "shkatërrua shumë" mes vëmendjes negative ndaj saj.

Në një intervistë të re me Entertainment Weekly, Wan tha se Mera nuk ishte menduar kurrë të ishte personazhi kryesor në pjesën e dytë. Në vend të kësaj, historia e re fokusohet te Arthur Curry (Jason Momoa) dhe gjysmëvëllai Orm (Patrick Wilson).

"Gjithmonë ua tregoja këtë të gjithëve që nga fillimi. Aquaman i parë ishte udhëtimi i Arthur dhe Mera. Filmi i dytë do të ishte gjithmonë Arthur dhe Orm," tha ai. “Pra, i pari ishte një film aksion-aventurë romantike, i dyti është një film aksion-aventure bromance”, shtoi Wan. "Do ta lëmë me kaq."

Depp e paditi Heard për shpifje në lidhje me një artikull të vitit 2018 që ajo shkroi për abuuzim në familje, megjithëse nuk e përmendi atë me emër. Ai fitoi të tre kërkesat, dhe ajo fitoi një nga tre kundërpaditë e saj.

Gjatë gjyqit, Heard (e cila kishte filmuar skenat e saj të vazhdimit ) argumentoi se reputacioni dhe karriera e saj "morën një goditje" për shkak të sulmeve publike të Depp ndaj personazhit të saj.

"Kam luftuar shumë për të qëndruar në film. Ata nuk donin të më përfshinin mua," tha ajo për vazhdimin. “Më dhanë një skenar dhe më pas më dhanë versione të reja të skenarit që kishin hequr skena që kishin veprim në të, që përshkruanin personazhin tim dhe një personazh tjetër ”, shtoi ajo në atë kohë./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Bad Bunny flet për lidhjen me Jenner

Bad Bunny, pranoi se e vlerëson privatësinë e marrëdhënies së tij me Kendall Jenner. Ndryshe nga të famshëm të tjerë, si Rosalia dhe Rauw Alejandro, reperi n...

14:46

Ellen DeGeneres i rikthehet televizionit

Ellen DeGeneres po kthehet në TV. Më 23 shtator, shfaqja speciale dy-orëshe Saving the Gorillas: Ellen's Next Adventure do të shfaqet premierë në Discovery Chan...

13:03

Britney Spears i jep fund romancës së re

Britney Spears nuk po takohet më me ish-punonjësin e saj, kriminelin e dënuar Paul Richard Soliz. Lajmi vjen më pak se një muaj pasi Spears u pa me Soliz kur...

12:35

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI