Flash

"Zoti Qelia...!" Sherr me Veliajn në këshillin bashkiak për paratë e inceneratorëve

Lapsi.al 15 September 2023
"Zoti Qelia...!" Sherr me Veliajn në këshillin bashkiak

600 milion lekë të tjera që Erjon Veliaj është detyruar t'i paguajë për inceneratorin e Tiranës e kanë vënë kryebashkiakun në një pozitë të vështirë përballë këshilltarëve të opozitës. I mësuar me sallën e mbushur vetëm me këshilltarë socialistë, Veliaj është acaruar nga thirrjet "zoti Qelia" që iu drejtua këshilltari i PL, Tedi Blushi, apo kërkesat për të marrë fjalën të këshilltarit të PD-së, Dorian Teliti.

Si justifikim për pagesën e radhës për inceneratorin që nuk ekziston, Veliaj solli shembullin e pagesës që ka bërë kryebashkiaku i Kavajës, i zgjedhur nga opozita. "Shkuat me brekë dhe me tanga në gusht për të paguar" iu kthye Veliaj këshilltarëve të opozitës, para se të largohej duke braktisur debatin.

600 milion lekë që do të paguhen për inceneratorin e Tiranës janë një faturë që Veliaj detyrohet ta paguajë pasi është braktisur nga qeveria.

Të këshilluara

Zjarr i madh në Berat

Një zjarr ka rënë në zonën e ullishtave në fshatin Veleshnje në Berat. Zjarri ka nisur papritur në një nga ullashtet e fshatit dhe si pasojë e erës dhe temperat...

16:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI