Flash

Ceferin nxjerr në fushë presidentin e FSHF-së Duka: yjet e futbollit bamirësi për viktimat e përmbytjeve në Slloveni

Lapsi.al 16 September 2023
Ceferin nxjerr në fushë presidentin e FSHF-së Duka: yjet e

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka marrë pjesë në iniciativën e ndërmarrë nga Presidenti i UEFA-s. Alexander Ceferin ka organizuar një ndeshje futbolli bamirësie. Në fushë zbritën yjet e futbollit, për të ndihmuar viktimat e përmbytjet katastrofike që goditën Slloveninë disa javë më parë.

Ndeshja e futbollit u zhvillua në Lubjanë mbrëmë, më 15 shtator, në stadiumin Stožice (ora 20:00 CET). E të gjitha të ardhurat e mbledhura nga sponsorizimet, shitja e biletave dhe donacionet vullnetare individuale shkojnë për fondacionin bamirës “PREPROSTO BLIZU”. Fondacioni u themelua dhe drejtohet nga “RADIO 1”, stacioni radiofonik më i madh në Slloveni.

Fondacioni do të shpërndajë fondet për ata që kanë më shumë nevojë në këtë moment të vështirë. Shumë yje të futbollit botëror, duke përfshirë edhe fitues të shumtë të Kupës së Botës dhe Champions League pranuan me kënaqësi ftesën e Presidentit Ceferin për t’u bërë pjesë e kësaj iniciative.

Gianluigi Buffon, Andrej Shevchenko, Paolo Maldini, Luis Figo, Zvonimir Boban, Javier Zanetti, Eric Abidal, Predrag Mijatović, Vladimir Šmicer, Nemanja Vidić, David James, Giorgos Karagounis, Mario Mandzukić, Mikael Silvestre apo edhe shumë ish-futbollistë të tjerë të famshëm luajtën këtë herë “për Slloveninë”.

Lexo më tej: FSHF i shet të drejtën e transmetimit një TV me një kanal: dilemë pasqyrimi i 11 ndeshjeve në fundjavë

Edhe Federata Shqiptare e Futbollit e presidenti Duka ka dhënë kontributin e saj përmes një donacioni financiar. Një gjest për t’iu gjendur sadopak pranë viktimave të përmbytjeve dhe Sllovenisë së goditur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Gjithashtu, ndeshja ka pasur një mbulim shumë të madh televiziv vendor dhe ndërkombëtar. Ndeshja u transmetua drejtpërdrejtë në 27 vende të ndryshme në mbarë botën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI