Flash

Messi, nga vendet në tavolinë te këpucët. Zakonet maniakale që nuk i dinit për "Pulga"

Lapsi.al 16 September 2023
Messi, nga vendet në tavolinë te këpucët. Zakonet maniakale

Në radhët e Inter Miami, Lionel Messi duket se po përjeton një rini të dytë. Pulga ka shënuar 11 gola në po aq ndeshje mes Leagues Cup, US Open Cup dhe MLS. Edhe në Florida, argjentinasi ka ruajtur zakonet e tij, disa prej të cilave janë padyshim shumë interesante e deri madje maniakale.

“ÇDOKUSH NË VENDIN E TIJ”

"Para se të fle - ka zbuluar Messi në një intervistë të fundit - e lë tryezën gati për të nesërmen. Në mëngjes të gjithë duhet të ulen në vendin e tyre dhe gjithmonë në të njëjtën karrige. Kjo vlen si për mua ashtu edhe për Antonelën dhe fëmijët". Kështu që, nga biseda për tavolinën te gatimet e preferuara të Pulga, nuk është një devijim i madh: “Më pëlqejnë shumë makaronat dhe mishi i pjekur. Nuk mund të ha shpesh çokollatë, por herë pas here më pëlqen”.

Lexo më tej: FOTO/ Pishinë në oqean, dy doke për jahte e 8 dhoma gjumi: Messi blen vilën, në Majemi, 10 milionë euro

MESSI E RAPORTI ME ATLETET

“Kur kthehem në shtëpi heq menjëherë atletet – vazhdoi ish-lojtari i Barcelonës –. E këtë e bëj edhe kur shkoj në shtëpitë e njerëzve të besuar”. Në fund edhe një koment për pijen e tij të preferuar: mate (pije tipike e Amerikës së Jugut): "Më parë e pija ëmbël, më pas u mësova ndryshe dhe sot e pi të nxehtë dhe të hidhur".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI