Flash

58 kg drogë dhe mbi 400 mijë euro, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Lapsi.al 17 September 2023
58 kg drogë dhe mbi 400 mijë euro, arrestohen dy shqiptarë

Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë dhe një italian për trafik droge. Ata u kapën me 58 kilogramë drogë dhe 410 mijë Euro cash. Policia i monitoronte të arrestuarit prej disa kohësh. Ata u kapën në shtëpinë e italianit, një 45 vjeçar. Shqiptarët janë të moshave 32 dhe 43 vjeç.

Mediat shkruajnë se menjëherë sapo kanë hyrë në banesë kanë nuhatur erën e fortë të marijuanës që vinte nga kati i parë.

Aty agjentët gjetën sasi të ndryshme droge dhe materiale të ndryshme për prerjen e saj. Por ajo që surprizon ishte edhe sasia e madhe e lekëve. Të arrestuarit kishin edhe një fletore ku shënonin aktivitetin e paligjshëm të drogës.

Aty shfaqen numra dhe emra të koduara, të cilat pritet të hetohen nga karabinierët

Të këshilluara

Vidhen dy makina në Lushnje

Dy makina janë vjedhur gjatë natës së kaluar në qytetin e Lushnjës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Savër”. Shtetasi me inicialet F.Gj. i kishte nxjerrë në shitje...

12:18

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI