Flash

Ashton Kutcher heq dorë nga organizata pas deklaratës për aktorin

Lapsi.al 17 September 2023
Ashton Kutcher heq dorë nga organizata pas deklaratës për aktorin

Ashton Kutcher ka dhënë dorëheqjen nga organizata kundër trafikimit se*sual, Thorn.

Aktori dha dorëheqjen në një letër dërguar anëtarëve të tjerë të bordit të enjten pas kritikave për mbështetjen e tij ndaj  Danny Masterson.

“Pasi unë dhe gruaja ime kaluam disa ditë të vështira dhe biseduam me të mbijetuarit dhe punonjësit në Thorn, kam vendosur që të jap dorëheqjen si Kryetar i Bordit", shkroi Kutcher në memon e shpërndarë të premten. “Nuk mund të lejoj që gabimi im në gjykim të shpërqendrojë përpjekjet tona dhe fëmijët që u shërbejmë.”

Ai u kujtoi fansave se  "ka punuar për 15 vjet për të luftuar për njerëzit që janë  shfrytëzuar se*ualisht". Kutcher - i cili bashkëthemeloi organizatën në vitin 2012 së bashku me ish gruan e tij, Demi Moore - vazhdoi të pranojë se deklarata e tij për Masterson "është një rast tjetër i dhimbshëm ku ne dyshojmë për viktimat që janë mjaft të guximshëm për të ndarë përvojat e tyre". Ai shtoi, “Kjo është pikërisht ajo që ne të gjithë kemi punuar për të ndryshuar gjatë dekadës së fundit. Misioni duhet të jetë gjithmonë prioriteti.”

Vendimi i Ashton vjen menjëherë pasi letrat mbështetëse të tij dhe Mila Kunis për kolegun  e tyre  të "That '70s Show" u bënë publike. Në letrat e tyre  përkatëse drejtuar gjykatësit , Kutcher e quajti aktorin  "një njeri model dhe i ndershëm." Kunis, nga ana e saj, e përshkroi Dannyn si një "mik i veçantë". Aktorja, pohoi se Masterson "ka shfaqur vazhdimisht një ndjenjë të thellë përgjegjësie dhe kujdesi për ata që e rrethojnë".

Mes kritikave të ashpra dhe akuzave, Kutcher dhe Kunis publikuAN një video falje në Instagram  në të cilën ata pretenduan se "mbështesin viktimat" dhe se deklaratat e tyre "nuk ishin shkruar për të vënë në dyshim legjitimitetin e sistemit gjyqësor ose vlefshmërinë e vendimit të jurisë .”

 

Të këshilluara

Russell Brand akuzohet për sulm se*sual

Russell Brand është akuzuar së fundmi nga katër gra  për përdh*nim, sulm se*sual dhe abuuzim emocional. Në një hetim të përbashkët nga The Sunday Times, The ...

10:02

Ftesat më të bukura të një Fashion Week

vitet e fundit markat e modës kanë konkuruar për të tërhequr vëmendjen në funksion të eventeve më të pritura të vitit, sfilatat e modës. Në fakt, kohët kur ftes...

10:30

A është arrestuar Getinjo?

Mozzik e bëri sërish lëmsh rrjetin! Reperi pak orë më parë postoi në Instagram një foto të vëllait të tij, Getinjos ku kërkonte lirinë e tij, duke shtuar dyshim...

14:54

Bad Bunny flet për lidhjen me Jenner

Bad Bunny, pranoi se e vlerëson privatësinë e marrëdhënies së tij me Kendall Jenner. Ndryshe nga të famshëm të tjerë, si Rosalia dhe Rauw Alejandro, reperi n...

14:46

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI