Flash

Halle Berry reagon pas postimit të fotos së saj nga Drake

Lapsi.al 17 September 2023
Halle Berry reagon pas postimit të fotos së saj nga Drake

Halle Berry ka reaguar ndaj përdorimit të  fotos së saj të vitit 2012 nga Drake për të promovuar këngën e tij të re, "Slime You Out".

Përmes rrjetit social,Instagram, reperi postoi një foto të Berry-t në çmimet Nickelodeon Kids' Choice Awards 2012 në Galen Center në Los Angeles, Kaliforni. Drake shtoi tek foto "Këshillim prindëror" dhe dy emoji.

Pas postimit të tij , Berry iu përgjigj një fanse e cila e pyeti në seksionin e komenteve për foton e përdorur nga reperi.  "Nuk më kërkoi leje. E vlerësoja si njeri !" Por, kur njerëzit që admironi ju zhgënjejnë, mos u merrni më me ta por thjesht vazhdoni përpara!", shkroi ajo.

Nuk është hera e parë që Drake kritikohet për mënyrën si promovon punën e tij. Vetëm vitin e kaluar, reperi 36-vjeçar dhe 21 Savage printuan kopertina të rreme të Vogue për të promovuar albumin e tyre, Her Loss.

Botuesi i revistës së modës, Condé Nast ngriti një padi në nëntor kundër reper ve duke pretenduar se "fushata e përhapur promovuese" për albumin e tyre është "ndërtuar tërësisht" në përdorimin e markave tregtare të Vogue. Condé Nast paditi reperët për dëmshpërblim prej 4 milionë dollarësh. Vetëm disa muaj më vonë, në shkurt, Drake dhe 21 Savage e zgjidhën padinë me botuesin e Vogue. Kushtet e marrëveshjes nuk u zbuluan./Lapsi.al

Të këshilluara

Russell Brand akuzohet për sulm se*sual

Russell Brand është akuzuar së fundmi nga katër gra  për përdh*nim, sulm se*sual dhe abuuzim emocional. Në një hetim të përbashkët nga The Sunday Times, The ...

10:02

Ftesat më të bukura të një Fashion Week

vitet e fundit markat e modës kanë konkuruar për të tërhequr vëmendjen në funksion të eventeve më të pritura të vitit, sfilatat e modës. Në fakt, kohët kur ftes...

10:30

A është arrestuar Getinjo?

Mozzik e bëri sërish lëmsh rrjetin! Reperi pak orë më parë postoi në Instagram një foto të vëllait të tij, Getinjos ku kërkonte lirinë e tij, duke shtuar dyshim...

14:54

Bad Bunny flet për lidhjen me Jenner

Bad Bunny, pranoi se e vlerëson privatësinë e marrëdhënies së tij me Kendall Jenner. Ndryshe nga të famshëm të tjerë, si Rosalia dhe Rauw Alejandro, reperi n...

14:46

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI