Flash

Hugh Jackman shfaqet në publik pas ndarjes nga aktorja

Lapsi.al 17 September 2023
Hugh Jackman shfaqet në publik pas ndarjes nga aktorja

Hugh Jackman u shfaq në publik një ditë pasi ai dhe gruaja e tij, Deborra-Lee Furness njoftuan se po ndaheshin.

Aktori i Wolverine u pa të shtunën në mëngjes në New York City duke ecur vetëm dhe dukej i zhytur në mendime. Në videon e siguruar nga TMZ, Jackman tha se nuk dëshironte të fliste për Deborra pasi një fotograf e pyeti atë se çfarë po kërkonte ajo pas ndarjes.

Hugh refozoi të përgjigjej por tha:"Është një situatë e vështirë". Fotografi  ndryshoi temën dhe e pyeti për Deadpool, por ai  u shpreh se nuk mund të fliste për ndonjë projekt në mes të grevës së Hollivudit.

Jackman dhe Furness  lëshuan një deklaratë të përbashkët të premten duke njoftuar se po ndaheshin pas 27 vitesh martesë. “Ne kemi qenë të bekuar të ndajmë pothuajse 3 dekada së bashku si burrë e grua”, thadyshja në një deklaratë të përbashkët për People. "Udhëtimi ynë tani po ndryshon dhe ne kemi vendosur të ndahemi.

"Familja jonë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë prioriteti ynë”, vazhdoi deklarata. "Ne e ndërmarrim këtë kapitull të ardhshëm me mirënjohje, dashuri dhe mirësi. E vlerësojmë shumë mirëkuptimin tuaj në respektimin e privatësisë sonë, ndërsa familja jonë kalon këtë tranzicion." Ata nënshkruan deklaratën "Deb dhe Hugh Jackman" dhe vunë në dukje: "Kjo është deklarata e vetme që secili prej nesh do të bëjë".

Para këtij njoftimi, Furness gjithashtu u pa e vetme në New York City pa unazën e saj të martesës. Aktorët  u takuan në vitin 1995, kur ata të dy luajtën në serialin australian Corelli. Ata u martuan vitin e ardhshëm dhe mirëpritën Oscar, në vitin 2000 dhe vajzën e tyre, Ava, në 2005./Lapsi.al

Të këshilluara

Russell Brand mohon akuzat për sulm se*sual

Russell Brand ka hedhur poshtë akuzat për abuuzim dhe sulm se*sual që thuhen se do të publikohen së shpejti rreth tij përmes dy mediave kryesore në Mbretërinë e...

11:30

Russell Brand akuzohet për sulm se*sual

Russell Brand është akuzuar së fundmi nga katër gra  për përdh*nim, sulm se*sual dhe abuuzim emocional. Në një hetim të përbashkët nga The Sunday Times, The ...

10:02

Ftesat më të bukura të një Fashion Week

vitet e fundit markat e modës kanë konkuruar për të tërhequr vëmendjen në funksion të eventeve më të pritura të vitit, sfilatat e modës. Në fakt, kohët kur ftes...

10:30

A është arrestuar Getinjo?

Mozzik e bëri sërish lëmsh rrjetin! Reperi pak orë më parë postoi në Instagram një foto të vëllait të tij, Getinjos ku kërkonte lirinë e tij, duke shtuar dyshim...

14:54

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI