Flash

Katy Perry: Martesa me Russell ishte një tmerr

Lapsi.al 17 September 2023
Katy Perry: Martesa me Russell ishte një tmerr

Katy Perry dhe Russell Brand ishin të martuar vetëm për 14 muaj përpara se këngëtarja e Roar të zbulonte diçka për komedianin.

Ish-çifti u takua për herë të parë në xhirimet e filmit të Brand-it Get Him to the Greek në vitin 2009 dhe u martuan një vit më vonë. Lidhja e tyre  është rikthyer sërish në vëmendjen e medias në mes të akuzave të reja kundër Brand.

Në një intervistë të vitit 2013 me Vogue, Perry foli për ish-bashkëshortin e saj "kontrollues", duke e përshkruar martesën një tmerr". “Në fillim kur e takova, ai donte që të ishim të kishte barazi në lidhjen tonë, por më pas ai do më thonte: “Nuk mund të jemi të barabartë. Nuk mund ta përballoj”, shpjegoi Perry.

Brand i tha këngëtares se po divorcohej me të me mesazhe, vetëm pak çaste para se ajo të dilte në skenë për një koncert madhor, siç shkruhet në dokumentarin e koncertit të Perry's Part of Me. Duke folur për gazetën, këngëtarja e Dark Horse tha në atë kohë, “Ndjeva shumë përgjegjësi për përfundimin e saj, por më pas zbulova një të vërtetë që i dha kuptim çdo gjëje , të cilën nuk mund ta them.”

Informacioni i zbuluar nga Perry është i paqartë, megjithatë, mund të ketë të bëjë me akuzat e fundit të Russell. Ky i fundit akuzohet për përdh*nim dhe sulm se*sual nga katër gra, me incidentet që raportohet se kanë ndodhur midis 2006 dhe 2013./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI