Flash

Micotakis: "Beleri" përmbysi progresi që kishim arritur me Shqipërinë

Lapsi.al 17 September 2023
Micotakis: "Beleri" përmbysi progresi që kishim arritur me

Kryeministri i Greqisë, Kirjako Micotakis përsëriti se çështja "Beleri" do të ketë pasoja për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, duke pranuar se i gjithë progresi në marrëdhëniet mes dy vendeve është përmbysur tashmë. "Nuk do të ndalem së shtruari çështjen e Belerit në BE dhe zotit Rama" tha ai gjatë një konference me gazetarët.

Lexo më tej:

Përplasje e fortë Tiranë – Athinë për Fredi Belerin

"Çështja lë në hije marrëdhëniet dypalëshe me Shqipërinë dhe përmbys progresin që kishim arritur. Më shqetëson veçanërisht fakti që edhe sot Shqipëria refuzon t'i japë atij mundësinë për t'u betuar si kryetar bashkie. Është një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare dhe e ligjit ndërkombëtar dhe do të ketë implikime më të gjera për përpjekjen e Shqipërisë për t'iu afruar familjes evropiane”, u përgjigj Kryeministri. “Uroj dhe shpresoj që së shpejti të gjendet një zgjidhje, nuk do të ndalem së ngrituri çështjen në BE dhe te zoti Rama”, tha Micotakis.

Strategjia e Ramës/ Të qetësojë Athinën, pa liruar Belerin

Edi Rama iu përgjigj brenda ditës sulmit të homologut të tij grek për Fredi Belerin. Ai i kujtoi për herë rë dyte se ka vendosur që sheshi në qendër të Derviçanit, fshatit më të madh të bashkisë minoritare do të mbajë emrin e babait të kryeministrit aktual grek, Kostandin Micotaqis.

“Kantieri i Rilindjes Urbane në zemër të Derviçanit, qendrës së bashkisë së Dropullit, e cila do të mbajë emrin e Konstandinos Mitsotakis, kryeministrit të parë grek që vizitoi minoritetin pas rënies së komunizmit”, shkroi Rama.

Fredi Beleri u arrestua në 12 Maj me akuzën e blerjes së votave për zgjedhjet e 14 Majit në Himarë bashkë me Pandeli Kokaveshin. Athina e konsideron të paligjshëm arrestimin e tij, ndërsa kërkon që t'i jepet leje për t'u betuar.

Në anën tjetër, kryeministri Rama ka deklaruar se nuk mund të ndikojë në vendimet e gjykatave dhe të prokurorisë, që janë fryt i reformës për një drejtësi të pavarur nga politika dhe që u arrit edhe falë kontributit të Greqisë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI