Flash

Russell Brand akuzohet për sulm se*sual

Lapsi.al 17 September 2023
Russell Brand akuzohet për sulm se*sual

Russell Brand është akuzuar së fundmi nga katër gra  për përdh*nim, sulm se*sual dhe abuuzim emocional.

Në një hetim të përbashkët nga The Sunday Times, The Times dhe Dispatches e Channel 4, katër gratë pretendojnë se sulmet kanë ndodhur midis 2006 dhe 2013, ndërsa ai ishte prezantues për BBC Radio 2 dhe Channel 4 dhe më pas si aktor në Hollywood. Kjo kornizë kohore përfshin gjithashtu martesën 14-mujore të Brand me Katy Perry, e cila përfundoi kur ai paraqiti kërkesën për divorc në dhjetor 2011.

Sipas hetimit, një grua pretendoi se Brand abuuzoi me të  gjatë takimit të tyre të dytë në shtëpinë e tij në Los Anxhelos më 1 korrik 2012. Disa orë pas incidentit të supozuar ajo tregoi se i dërgoi  mesazh komedianit: "Kur një vajzë thotë JO, do të thotë jo". Sipas mesazheve , Brand iu përgjigj se i vinte shumë keq.

Gruaja e dytë pohoi se ishte vetëm 16 vjeç kur u takua me aktorin  atëherë 31 vjeç, në 2006 ndërsa ishte duke bërë pazar në Londër. Gjatë asaj daljeje,  ajo tregoi se Brand i nxorri nga qeset një fustan që sapo e kishte blerë duke i thënë: "Do e veshësh në takimin tonë këtë javë".  Ajo pohon se në takimin e tyre të parë, Brand i kërkoi menjëherë të konfirmonte se ishte 16 vjeç, duke thënë: "Unë nuk do kem intimitet me ty nëse je 12 vjeç."

Një grua e tretë zbuloi se ajo kërcënohej me veprime ligjore nëse i tregonte dikujt se ishte sulmuar se*sualisht nga komediani ndërsa punonte me të në Los Angeles. Ndërsa gruaja e katërt tregoi se Russell e ka sulmuar seksualisht dhe se ai ishte fizikisht dhe emocionalisht abuzuues./Lapsi.al

Të këshilluara

Ftesat më të bukura të një Fashion Week

vitet e fundit markat e modës kanë konkuruar për të tërhequr vëmendjen në funksion të eventeve më të pritura të vitit, sfilatat e modës. Në fakt, kohët kur ftes...

10:30

A është arrestuar Getinjo?

Mozzik e bëri sërish lëmsh rrjetin! Reperi pak orë më parë postoi në Instagram një foto të vëllait të tij, Getinjos ku kërkonte lirinë e tij, duke shtuar dyshim...

14:54

Bad Bunny flet për lidhjen me Jenner

Bad Bunny, pranoi se e vlerëson privatësinë e marrëdhënies së tij me Kendall Jenner. Ndryshe nga të famshëm të tjerë, si Rosalia dhe Rauw Alejandro, reperi n...

14:46

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI