Flash

Shqiptari në gjyq për torturat nga policia greke, asnjë interesim nga shteti jonë

Lapsi.al 17 September 2023
Shqiptari në gjyq për torturat nga policia greke, asnjë interesim

Ky është 35 vjeçari Simo Prelas, i burgosuri që u torturua nga 5 oficerët e policisë së Sigurimit të Kavallës në Komisariatin e Policisë në fillim të muajit shkurt, si dhe nga 4 policët e tjerë të grupit gjatë transferimit të tij në burgjet e Korydallos në periferi të Athinës. Në 9 mars 2023 ka dëshmuar në Punët e Brendshme të Policisë dhe ka identifikuar pesë torturues të tjerë.

Në 16 Mars 2023, ai ngriti një padi kundër torturuesve. Pati disa arrestime, por më pas policët u lane të lirë.

Ai u dënua 7.5 muaj në mungesë pasi policia e qytetit të Kavallës nuk e dergoi në gjyq, dhe më pas e ka torturuar.

Kundër shqiptarit tashmë torturuesit janë hedhur në gjyq me akuzën e shpifjes, edhe pse shenjat në trup dhe në fytyrë flasin qartë për dhunë.

Më 10 janar të vitit të ardhshëm 35-vjeçari Simo Prela do të përballet në gjykatën e Kavallës përballë dhunuesve por në dëm të tij, si një mashtrues dhe jo si viktimë.

Por në këtë rast pyetja shtrohet se a do te jetë prezence Dhoma e Avokatërise Shqiptare në seancën gjyqësore kundër tij?

A do të jete i pranishëm ministri i Drejtësisë Shqiptare?

A do të jete i pranishëm ministri i Punëve të brendshme të Shqipërisë ?

A do të jete i pranishëm Avokati i popullit Shqiptar?

A do të jetë I pranishëm Helsinku Shqiptar?

Deri më sot shqiptarët janë lënë në mëshirë të zotit, ku kanë humbur jetën në burgje 67 shqiptarë./ Marrë nga Fjala Jonë

Të këshilluara

Vidhen dy makina në Lushnje

Dy makina janë vjedhur gjatë natës së kaluar në qytetin e Lushnjës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Savër”. Shtetasi me inicialet F.Gj. i kishte nxjerrë në shitje...

12:18

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI