Flash

Aksident në Elbasan/ Kamioni në lëvizje përplas mjetin e parkuar, plagoset një 56-vjeçar nga Kosova

Lapsi.al 18 September 2023
Aksident në Elbasan/ Kamioni në lëvizje përplas mjetin e

Një 56-vjeçar nga Kosova ka mbetur i plagosur në një aksident pasditen e sotme në Elbasan.

Sipas burimeve zyrtare, në oborrin e firmës “Kurum”, në fshatin Bradashesh, automjeti kamion me drejtues shtetasin kosovar N. I., 63 vjeç, gjatë kryerjes së një manovre, ka përplasur një automjet kamion të parkuar.

Për shkak të goditjes, aksidentalisht është dëmtuar shtetasi kosovar S. S., 56 vjeç, i cili ka qenë në afërsi të kamionit.

56-vjeçari është dërguar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me shtetasin N. I. po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të këtij rasti.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI