Flash

Censi i Popullsisë/ Myftiu i Korçës i shqetësuar për pyetjen e faljeve në xhami

Lapsi.al 18 September 2023
Censi i Popullsisë/ Myftiu i Korçës i shqetësuar për

Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi është shprehur i shqetësuar për një nga pyetjet e Censit të Popullsisë që i takon përkatësisë fetare. Cikalleshi ndan shqetësimin për pyetjen në lidhje me sa herë shkojnë qytetarët të falen në xhami, që sipas tij vë në dyshim faktin që ata janë besimtarë.

Pyetje të tilla sipas tij mund të krijojnë paqartësi tek qytetarët, thotë Cikalleshi.

“Ne si komunitet musliman kemi nxjerë deklarata, nuk kemi ndonjë shqetësim për rast manipulimi apo dicka tjetër por më shumë kemi dashur të sensibilizojmë besimtarët tanë për shkak se herë pas here nga censusi i vitit 2011 kam pasur disa shqetësime nga besimtarët në lidhje me mënyrën se si u janë formuluar pyetjet.

Psh.ka njerëz që janë besimtarë por nuk mund të vinë 5 herë në xhami, të falen, ka dhe prej atyre që falen të 5 kohët por nuk vinë 5 herë në xhami.

Kur i kanë pyetur jeni besimtarë? Në cfarë kuptimi a jemi besimtarë?

Ju kanë thënë po ja që a shkoni 5 herë në ditë në xhami… Jo nk shkojmë 5 herë në ditë

Dhe normalisht, përgjigjja vjen ‘jo’ nuk jam besimtar, praktikant aq sa duhet.

Prandaj mënyra se si janë formuluar pyetjet ka paqartësi për njerëzit, jo të gjithë janë me nivel të arsimuar ose jo të gjithë njohin termat fetare ose termat që përdoren tek pyetjet.

Detyra jonë është t’i sensibilizojmë për mënyrën se si do të përgjigjen dhe të kenë kujdes që atë përgjigje që japin ta shikojnë nëse është ajo e cila është shënuar apo jo.

Reagimi jonë është në vazhdën e përcjelljes së shqetësimeve që kemi pasur nga hera e kaluar.

Çdokush e deklaron vetë besimin e tij, ne thjeshtë duam që atë që ata kanë në botën e tyre të brëndëshme ta pasqyrojnë edhe te përgjigjia që do kenë tek pyetjet e censit”, tha myftiu.

Të këshilluara

Plagoset me thikë i riu shqiptar në Itali

Një 35-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme në Itali. I riu u gjet i i plagosur në Strada Nuova per Suzzara, në Codisotto di Luzzara dh...

16:09

Zjarr masiv në kodrat e Vajkanit në Fier

Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e sotme kodrat e Vajkanit në Fier. Zjarri është përhapur me shpejtësi duke bërë që flakët të dalin jashtë kontrollit du...

13:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI