Flash

Ç’po ndodh në Vlorë/ Zbarkojnë sërish forcat RENEA

Lapsi.al 18 September 2023
Ç’po ndodh në Vlorë/ Zbarkojnë sërish forcat

Forcat speciale RENEA dhe FNSH-ja kanë zbritur sërish mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin e Vlorës. Raportohet se janë ngritur postoblloqe në disa nga akset kryesore të qytetit bregdetar. Sipas të njëjtave burime është arrestuar një person. Nuk dihet ende shkaku i arrestimit. Policia nuk ka dhënë ende detaje.

Mësohet se forcat policore po vazhdojnë kontrollet për armëmbajtje pa leje dhe trafik të lëndëve narkotike. Kontrollet janë duke u zhvilluar në zona të ndryshme të qytetit. Në fokus janë disa biznese dhe banesa. Një ditë më parë, në qytetin e Vlorës u arrestuan 6 anëtarë të një grupi kriminal.

Personat janë ndaluar në zonën e bulevardit Vlorë - Skelë kanë qenë nën survejim prej kohësh. Një ndër të arrestuarit është Santiliano Basho, vëllai i “të fortit të Selenicës” i njohur e emrin “Tesi i Selenicës”. Policia sqaroi se ka sekuestruar 2 pistoleta, fishekë, 3 automjete, 2600 euro dhe 8 celularë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI