Flash

De Ligt nuk gjen paqe edhe te Bayern e kapet me trajnerin: "Përse nuk luaj? Pyesni Tuchel"

Lapsi.al 18 September 2023
De Ligt nuk gjen paqe edhe te Bayern e kapet me trajnerin: "Përse nuk

Vetëm dhjetë minuta në fushë në dy ndeshjet e fundit dhe çështja De Ligt ka shpërthyer te Bayern Munich. Holandezi mbërriti në Bavari për 67 milionë euro nga Juventus në verën e vitit 2022, por po mbetet alternativë. "Pse nuk më rreshtojnë titullar? Shikoni, nuk kam asnjë ide për këtë, duhet të pyesni trajnerin. Po bëj gjithçka që ai thotë, duke luajtur edhe në mesfushë për vetëm dhjetë minuta", tha mbrojtësi holandez në konferencën për shtyp. Ka qenë një fillim makth i sezonit (i zëvendësuar në minutën e 46’ nga Kim në ndeshjen debutuese në Superkupën e Gjermanisë kundër Leipzig). Tuchel i ka lënë gjithnjë e më pak hapësirë në këto ndeshje, duke preferuar dyshen Upamecano dhe Kim.

"E vetmja gjë që mund të bëj është të punoj dhe të përmirësohem në fushë. Pjesa tjetër është puna e trajnerit. Është ai që merr vendimet", shtoi De Ligt. Për holandezin, trajneri kishte folur së fundmi, duke aluduar për një formë fizike të papranueshme: "Forma e tij po përmirësohet – ishin fjalët e tij -. Por këtu jemi te Bayern Munich dhe ka gjithmonë zgjedhje të vështira për të bërë. Askush nuk e meriton të qëndrojë në pankinë, por duhet lënë mënjanë egoja".

DREJTORI I BAYERN BËHET "ZJARRFIKËS"

Nëse marrëdhënia mes Tuchel dhe mbrojtësit duket se është në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave, drejtori sportiv i bavarezëve, Christoph Freund, u përpoq t'i hidhte ujë zjarrit. I intervistuar nga Bild ai deklaroi: "Matthijs është një element me rëndësi të madhe për ne. Me tre qendërmbrojtës të klasit botëror në dispozicion, sigurisht që do të na duhen të gjithë. Është e qartë se situata aktuale nuk paraqet një sfidë të lehtë për De Ligt. E megjithatë, jam i bindur se ai do të ketë mundësi të shumta për të zbritur në fushë gjatë muajve të ardhshëm. Gjatë stërvitjes, ai vazhdimisht demonstron përkushtim të pashembullt".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI