Flash

Drew Barrymore ndërpret emisionin pas kritikave

Lapsi.al 18 September 2023
Drew Barrymore ndërpret emisionin pas kritikave

Drew Barrymore ka marrë vendimin të ndalojë ndërpresë emisionin, The Drew Barrymore Show - pas reagimit të ashpër rreth njoftimit të saj për t'u rikthyer për sezonin e katërt.

Të dielën, prezantuesja hyri në Instagram për të ndarë lajmin me ndjekësit e saj.

“I kam dëgjuar të gjithë dhe po marr vendimin që të ndaloj premierën e emisionit derisa të përfundojë greva e shkrimtarëve ”, ka shkruar sjo . "Nuk kam fjalë për të shprehur keqardhjen time  për këdo që kam lënduar dhe, natyrisht, për ekipin tonë të jashtëzakonshëm që punon në shfaqje. Ne vërtet u përpoqëm të ecnim përpara. Dhe unë me të vërtetë shpresoj për një zgjidhje për të gjithë industrinë shumë shpejt."

Në një deklaratë për ET, një zëdhënës i CBS Media Ventures, i cili prodhon  The Drew Barrymore Show, tha,  " Ne mbështesim vendimin e Drew për të ndaluar rikthimin e shfaqje. Ne e kuptojmë për se sa i ndërlikuar dhe i vështirë ka qenë ky proces për të."

Njoftimi i Barrymore vjen pasi ajo në një video-mesazh të fshirë që atëherë, kërkoi falje publike për vendimin e saj për t'u kthyer dhe shpjegoi pse mendonte se ishte më e mira për të dhe stafin e saj.

Në atë kohë, aktorja ndau se ajo kishte ende plane për të ecur përpara me premierën.

"Unë nuk mund të bëj asgjë ose të them në këtë moment për të rregulluar situatën", u shpreh Drew. Marr përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia.  Thjesht dua që të gjithë të dinë se nuk kam pasur si qëllim të mërzidja apo lëndoja dikë. Kam kaluar kaq shumë ulje dhe ngritje  në jetën time, dhe kjo është një prej tyre. Unë u kërkoj falje shkrimtarëve dhe sindikatave.

Të këshilluara

Vidhet koleksioni i ri i Balmain

Dhjetra veshje nga koleksioni i ardhshëm i markës franceze Balmain u vodhën kur një kamion dërgesash u “rrëmbye nga një grup njerëzish”, sipas drejtorit artisti...

12:03

Elsa Lila sjell recitalin e saj në Tiranë

Një koncert, i gjithi live, i gjithi prej Elsa Lilës, do të jepet në Tiranë, në skenën nga ku ajo nisi rrugëtimin e saj artistik, atëherë kur ishte thjesht ajo ...

20:17

Russell Brand mohon akuzat për sulm se*sual

Russell Brand ka hedhur poshtë akuzat për abuuzim dhe sulm se*sual që thuhen se do të publikohen së shpejti rreth tij përmes dy mediave kryesore në Mbretërinë e...

11:30

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI