Flash

Ibrahimovic në Milanello: suedezi motivon Milan para Champions

Lapsi.al 18 September 2023
Ibrahimovic në Milanello: suedezi motivon Milan para Champions

Alarmi i kuqezinjve pas derbit të humbur keq ndaj Inter (1-5) tingëllon fort. E në funksion të ndeshjes delikate të Champions League kundër Newcastle i gjithë ambienti duhet të bashkohet. Madje më shumë sesa vetë shembja historike, në fakt, një pjesë e mirë e sezonit të teknikut Pioli në Milano varet nga reagimi që do të ketë skuadra në një ndeshje ku nuk duhet gabuar përballë tifozëve të saj. E Zlatan Ibrahimovic, në këtë këndvështrim, ka mbërriti në qendrën sportive për të motivuar grupin.

Thirrje emergjente apo vizitë e planifikuar nuk është sqaruar ende, por sigurisht që koha e këtij kthimi të Zlatan Ibrahimovic në qendrën sportive të Milanit për një përshëndetje ndaj ish-shokëve të tij është sigurisht e veçantë. Pak orë pas derbit të humbur 1-5 ndaj Inter, suedezi mbërriti në Milanello dhe me siguri do të ketë një takim me skuadrën. Nuk është sekret, në fakt, se te Milan i Stefano Pioli figura e tij ishte shumë e rëndësishme në dhomat e zhveshjes.

Lexo më tej: Drejtuesit e Milan në dhomat e zhveshjes, Pioli: "Asnjë ndjesë tifozëve, se mos humbëm me dashje"

Menjëherë pas lamtumirës së tij nga futbolli, qershorin e kaluar, u fol për një rol të ri të mundshëm menaxherial për Ibrahimovic. Kjo do të thotë si një figurë referuese dhe ndërmjetës mes stafit teknik, lojtarëve dhe klubit. A filloi karriera e re e Ibrës pas rënies së tij të madhe në derbi?

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI