Flash

Interi i derbit habit edhe teknikun e Manchester City Guardiola: "Shikoni cfarë bënë zikaltrit me Milan"

Lapsi.al 18 September 2023
Interi i derbit habit edhe teknikun e Manchester City Guardiola: "Shikoni

Pep Guardiola fitoi Champions League me Manchester City duke mposhtur Inter në finale dhe, në prag të debutimit të tyre sezonal në kompeticion, ka dashur të rikthehet te ndeshja e Stambollit. Spanjolli nuk i ka kursyer lavdërimet për kundërshtarin e tij: "Shikoni çfarë bëri Interi në derbi, fitoi 5-1 kundër Milan. Gjithmonë e kam ditur se do të përballemi me një ekip shumë të fortë”. Për teknikun Guardiola nuk duhet nënvlerësuar aspak Interi i Inzaghit këtë sezon: “Zikaltrit janë kandidatë për t’u rikthyer në finale”.

Trajneri i Manchester City e kishte shprehur tashmë mendimin e tij për cilësitë e Inter, edhe pas verdiktit të gjysmëfinaleve. Guardiola pati pretenduar vështirësinë e përballjes me skuadrën e Simone Inzaghi në një ndeshje teke: “Unë e kam ditur gjithmonë që Interi është shumë i fortë dhe e ka dëshmuar në finalja kundër nesh. Ata na kanë krijuar shumë telashe. Fitorja jonë ishte e ngushtë, monedha ra në favorin tonë”.

Lexo më tej:Video/ Dikush t'i ndalojë, Inter zbret Djallin në Ferr: 5-1 në San Siro e derbi i pestë radhazi vishet zikaltër

Më pas lëvdatat: "Kam ndjesinë se Interi është një nga kandidatët për t'u rikthyer në finalen e Champions League. Në Stamboll ata ishin shumë konkurrues ".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI