Flash

Joey Fatone flet për ribashkimin e *NSYNC

Lapsi.al 18 September 2023
Joey Fatone flet për ribashkimin e *NSYNC

Joey Fatone është ende i emocionuar nga ribashkimi i  *NSYNC që u zhvillua në MTV VMA 2023 të martën e kaluar.

Fatone u shfaq në Con Florida si pjesë e një paneli diskutimi të muzikës pop -- së bashku me Howie Dorough dhe AJ McLean të The Backstreet Boys, si dhe Rozanda "Chilli" Thomas dhe Tionne "T-Boz" Watkins të TLC.

Gjatë panelit, Fatone u pyet për shfaqjen e çmimeve, ku të pesë anëtarët origjinalë -- Fatone, JC Chasez, Lance Bass, Chris Kirkpatrick dhe Justin Timberlake -- dolën në skenë dhe i paraqitën Taylor Swift çmimin për Videon Pop më të mirë. "Ishte kënaqësi për mua dhe djemtë të ktheheshim bashkë," tha ai, për People. "Ishte surreale."

Ribashkimi dhe paraqitja e Fatones në Con Florida  përkon me publikimin e ardhshëm të këngës së re të *NSYNC në më shumë se dy dekada, të titulluar "Better Place". Kënga do të shfaqet në filmin e ardhshëm të animuar Trolls Band Together. "Ne jemi të emocionuar që do publikojmë një këngë pas 25 vitesh," tha artisti gjatë panelit."Dhe jo, nuk e di nëse do kemi një turne! Nëse fansat e duan kaq shumë, thojini kompanisë diskografike, Sony-t",shtoi ai./Lapsi.al

 

Të këshilluara

David Beckham, tatuazh dedikuar Victoria-s

David Beckham ka bërë  së fundmi një tatuazh të ri, “Posh”, si një nderim për gruan e tij, Victoria Beckham, e cila filloi karrierën e saj si Posh Spice në Spic...

17:08

Vendimi i Apple pas problemeve me Iphone 12

Apple do të përditësojë iPhone 12 në Francë pas frikës se ai po lëshonte shumë rrezatim . Kompania do të lëshojë një përditësim për përdoruesit në vend që th...

14:16

Katy Perry shet katalogun e saj muzikor

Kompania Litmus Music zbuloi së fundmi se fitoi të drejtat për pesë albumet në studio të Katy Perry të lëshuara për Capitol Records, përfshirë të nominuarin...

14:04

Tiffany Haddish reagon pas fotos me Shakira

Tiffany Haddish ka një mesazh për kritikët e saj. Ajo ndau një postim në X duke iu përgjigjur kritikave për foton me Shakira në MTV VMA 2023 .  Komediania u pr...

13:46

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI