Flash

Ka paguar çmendurira, Al-Khelaifi bëhet kursimtar: " Salary cap është ajo që duam, askush nuk do thoshte jo"

Lapsi.al 18 September 2023
Ka paguar çmendurira, Al-Khelaifi bëhet kursimtar: " Salary cap

Presidenti i PSG-së dhe ECA-s, Nasser Al-Khelaifi, është i hapur ndaj hipotezës së një salary cap (kufiri pagash) në botën e futbollit. "Nëse ne mund të gjejmë ligjërisht një mënyrë në të cilën rregullat të na lejojnë të vendosim një kufi pagash. Të gjithë do ta mbështesin. Askush nuk do të thotë jo," tha numri një i klubit parisien në një intervistë për Financial Times. "Nëse pyet të gjitha klubet, askush nuk dëshiron të humbasë para. Askush, nga më i madhi tek më i vogli," shtoi ai.

Tema Salary cap është rikthyer në modë pas aplikimit të rregullave të reja të UEFA-s për Fair Play Financiar. Sipas sekretarit të përgjithshëm të sindikatës së lojtarëve Fifpro Jonas Baer-Hoffmann, kjo do të ishte "porta hyrëse drejt një kufiri pagash". Sipas të përditshmes ekonomike, megjithatë, shumë dyshojnë se zgjidhja e një kufiri pagash në futboll mund të funksionojë si në sportet e tjera. Kjo edhe për shkak të sistemeve të ndryshme tatimore që do ta vështirësonin zbatimin.

Lexo më tej: Video intime e audio kompromentuese: Policia bastis shtëpinë e Al Khelaifi, i denoncuar për pengmarrje e torturë

Numri 1 i klubit parisien pozicionohet kështu për një kufi pagash, ndërsa ka bërë deri tani cmendurira në pagesa. Neymar është ende blerja më e shtrenjtë në botë dhe pagat e treshes ofensive që krijoi PSG ishte një çmenduri. Messi, Mbappe e braziliani ishin të gjithë mbi 40 milionë euro në sezon.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI