Flash

“Na penalizoi terreni”. Shehi kapet me fushën e Kukësit, Nica mbetet pa fjalë

Lapsi.al 18 September 2023
“Na penalizoi terreni”. Shehi kapet me fushën e Kukësit,

“Kërkuam që në këtë ndeshje të mos pësnim, por e pësuam në fund. Na vjen keq. Me rëndësi është që të merrnim tre pikët. Na penalizoi edhe pak terreni, nuk mund të luanim shpejt dhe me një takimi”. Orges Shehi është përgjysëm i kënaqur me 2-1 në Kukës, me të cilin Tirana e tij fluturoi në krye të renditjes. Tekniku i gëzohet fitores, por jo lojës së të tijve, për të cilën fajësoi terrenin.

Bardheblutë sidoqoftë kanë shfaqur rritje në lojën e tyre, në mënyrën si Shehi i ka parë: “Jemi vetëm në javën e 4, do të vijmë në rritje nga java në javë. Hoxhallari ishte shumë më mirë nga ndeshjet e tjera, ishte më agresiv. Doka ka bërë ndeshje të mirë, Abazaj është element i mirë gjithashtu, e alternojmë me Kainën. Ajo katërshe para janë lojtarë që herë pas herë një prej tyre do të jetë për ndryshim. Nuk dua që të jenë të katërt në fushë e që të mos kem më një gur rezervë”. Tekniku Shehi ndërkohë nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me pagesën e bërë nga klubi për të konvertuar dënimin e Najdovskit, që qendroi në pankinë për tu aktivizuar vetëm në minutën e 76’.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI