Flash

Nis sot Censi i Popullsisë dhe Banesave, gjobë nëse nuk përgjigjeni

Lapsi.al 18 September 2023
Nis sot Censi i Popullsisë dhe Banesave, gjobë nëse nuk

Censi i Popullsisë dhe Banesave ka nisur ditën e sotme.

Këtë vit do të mësojmë numrin e saktë se sa shtetas shqiptarë dhe jo vetëm jetojnë brenda territorit të Shqipërisë, sa meshkuj e sa femra, sa të arsimuar dhe jo, si dhe informacione të tjera.

Sot, mbi 7 mijë e 500 persona do të dalin në terren për të grumbulluar dhëna të detajuara derë më derë.

Qytetarët do të duhet të plotësojnë një formular ku kërkohet informacion i detajuar i cili duhet të plotësohet me korrektësi. Ata do të kontaktohen në telefon për të rakorduar një takim me grupet regjistruese dhe për ata të cilët nuk do t’i përgjigjen me korrektësi këtij procesi do të ketë penalitete.

Procesi i grumbullimit të dhënave zgjat 6 javë. Për herë të parë të dhënat do të grumbullohen në mënyrë digjitale, çka do të lehtësojë dhe përshpejtojë procesin e përpunimit të tyre.

Ky është censi i 12-të që bëhet në vendin tonë. Ky proces përsëritet një herë në 10 vjet.

Të këshilluara

Zjarr masiv në kodrat e Vajkanit në Fier

Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e sotme kodrat e Vajkanit në Fier. Zjarri është përhapur me shpejtësi duke bërë që flakët të dalin jashtë kontrollit du...

13:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI