Flash

Dërgohet në gjyq drejtoresha e spitalit të Fierit, përdori materiale private për operacionet

Lapsi.al 18 September 2023
Dërgohet në gjyq drejtoresha e spitalit të Fierit, përdori

Prokuroria dërgon në gjyq drejtoreshën e spitalit memorial të Fierit, Rudina Degjonin nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Prokuroria arriti në këtë konkluzion pasi përfundoi hetimet për Degjonin e cila në kundërshtim me ligjin ka lejuar të kryehen procedurat e botoksit të stomakut te pacientët, por me preparate mjekësore që nuk janë blerë nga spitali.

Më konkretisht, preparatet e botoskit të stomakut vinin në rrugë të tjera jashtë-spitalore për të cilat pacientët kanë bërë pagesat e tyre. Prokuroria sqaron se kjo procedurë, është jashtë çdo lloj standardi ligjor dhe teknik te pacientët, duke mbartur rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e tyre, si dhe duke dëmtuar interesat dhe imazhin e një institucioni shëndetësor publik.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI