Flash

Tiffany Haddish reagon pas fotos me Shakira

Lapsi.al 18 September 2023
Tiffany Haddish reagon pas fotos me Shakira

Tiffany Haddish ka një mesazh për kritikët e saj. Ajo ndau një postim në X duke iu përgjigjur kritikave për foton me Shakira në MTV VMA 2023 .

 Komediania u prit me reagime pasi Pop Crave postoi një video të saj duke ndjekur artisten në prapaskenë në shfaqjen e çmimeve të 12 shtatorit.

Në klip, Haddish thirri me zë të lartë emrin e Shakira-s t, ndërsa kjo e fundit bënte foto me fansat. Në fund të videos, aktorja iu  afrua artistes e cila po mbante dy trofetë e saj Moon Person dhe pozoi me të.

Por do të duhej shumë më tepër sesa një foto  në tapetin e kuq për të prishur natën e madhe të Shakirës në VMA 2023.

Përveç dy çmimeve  këngëtarja e “Gypsy” ngriti të gjithë turmën në këmbë me një performancë përpara se të pranonte çmimin Vanguard Award, e cila njeh arritjet e një artisti. Këngëtarja performoi disa hite të saj duke përfshirë: "She Wolf", "Te Felicito", "Objection (Tango), "Whenever, Whereever" dhe "Hips Don't Lie".

Gjatë fjalimit të pranimit, ajo falënderoi MTV-në, labelin e saj, prindërit dhe fëmijët , Milanin, 9 vjeç dhe Sasha, 7 vjeç, të cilët e shoqëruan në ceremoni. Shakira e përfundoi fjalimin duke  falënderuar fansat e saj.

“Dhe, veçanërisht, dua ta ndaj këtë çmim me fansat e mi, të cilët, gjithmonë më mbështesin ”, tha ajo. "Faleminderit shumë  që më ndihmoni të luftoj të gjitha betejat e mia."/Lapsi.al

Të këshilluara

Vidhet koleksioni i ri i Balmain

Dhjetra veshje nga koleksioni i ardhshëm i markës franceze Balmain u vodhën kur një kamion dërgesash u “rrëmbye nga një grup njerëzish”, sipas drejtorit artisti...

12:03

Elsa Lila sjell recitalin e saj në Tiranë

Një koncert, i gjithi live, i gjithi prej Elsa Lilës, do të jepet në Tiranë, në skenën nga ku ajo nisi rrugëtimin e saj artistik, atëherë kur ishte thjesht ajo ...

20:17

Russell Brand mohon akuzat për sulm se*sual

Russell Brand ka hedhur poshtë akuzat për abuuzim dhe sulm se*sual që thuhen se do të publikohen së shpejti rreth tij përmes dy mediave kryesore në Mbretërinë e...

11:30

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI