Flash

Vendimi i Apple pas problemeve me Iphone 12

Lapsi.al 18 September 2023
Vendimi i Apple pas problemeve me Iphone 12

Apple do të përditësojë iPhone 12 në Francë pas frikës se ai po lëshonte shumë rrezatim .

Kompania do të lëshojë një përditësim për përdoruesit në vend që tha se do të adresonte shqetësimet e rregullatorëve. Vendimi vjen pasi zyrtarët urdhëruan Apple të ndalonte shitjen e telefonit, duke thënë se testimi tregoi se rrezatimi i tij ishte mbi standardet e Bashkimit Evropian .

Apple ka deklaruar  se iPhone 12 është i sigurt dhe se ka kaluar me sukses një sërë testesh në vende të botës. Kompania ka fajësuar testimin specifik të përdorur nga agjencia franceze duke thënë se problemet ishin "të lidhura me një protokoll specifik testimi".

Agjencia franceze tha se iPhone 12 kohët e fundit dështoi në një nga dy llojet e testeve për valët elektromagnetike të afta të përthithen nga trupi. Të martën, qeveria e Francës urdhëroi ndalimin e shitjeve të iPhone 12 dhe i tha Apple të lëshojë një përditësim softuerësh për të adresuar problemin ose të përballet me një tërheqje. Pas urdhrit Apple u shpreh në një deklaratë të premten se "do të lëshojë një përditësim të softuerit për përdoruesit në Francë.

Ndalimi francez mund të shtrihej në të gjitha 27 vendet e BE-së pas tre muajsh nëse Apple do të kishte refuzuar të lëshonte përditësime dhe nëse asnjë qeveri tjetër nuk do të kundërshtonte, tha të enjten zëdhënësja e Komisionit Evropian Sonya Gospodinova.

Ministri i çështjeve dixhitale të Francës nga ana tjetër shtoi  se nivelet e rrezatimit të iPhone 12 janë ende shumë më të ulëta se ato që studimet shkencore e konsiderojnë potencialisht të dëmshëm për përdoruesit dhe agjencia e rrezatimit pranoi se testet e saj nuk pasqyrojnë përdorimin tipik të telefonit./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Katy Perry shet katalogun e saj muzikor

Kompania Litmus Music zbuloi së fundmi se fitoi të drejtat për pesë albumet në studio të Katy Perry të lëshuara për Capitol Records, përfshirë të nominuarin...

14:04

Tiffany Haddish reagon pas fotos me Shakira

Tiffany Haddish ka një mesazh për kritikët e saj. Ajo ndau një postim në X duke iu përgjigjur kritikave për foton me Shakira në MTV VMA 2023 .  Komediania u pr...

13:46

Vidhet koleksioni i ri i Balmain

Dhjetra veshje nga koleksioni i ardhshëm i markës franceze Balmain u vodhën kur një kamion dërgesash u “rrëmbye nga një grup njerëzish”, sipas drejtorit artisti...

12:03

Elsa Lila sjell recitalin e saj në Tiranë

Një koncert, i gjithi live, i gjithi prej Elsa Lilës, do të jepet në Tiranë, në skenën nga ku ajo nisi rrugëtimin e saj artistik, atëherë kur ishte thjesht ajo ...

20:17

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI