Flash

Vlahovic i ndryshon mendje Juventus: Ristic, menaxheri i serbit, në Torino për rinovimin e kontratës

Lapsi.al 18 September 2023
Vlahovic i ndryshon mendje Juventus: Ristic, menaxheri i serbit, në Torino

Katër gola në katër ndeshje, një mirëkuptim gjithnjë në rritje me Federico Chiesa dhe Juventus i dyti në renditje. Një moment i artë për Dusan Vlahovic, i cili, pas vështirësive të sezonit të kaluar (edhe për shkak të problemit të pubalgjisë), duket se është rikthyer në goleadorin e Firences, atë për të cilën bardhezinjtë kishin shpenzuar 80 milionë euro. Nga largimi i mundshëm në verë dhe negociatat për Romelu Lukaku te bisedimet për rinovimin për një të ardhme afatgjatë te Juventus. Madje edhe përtej vitit 2026 të kontratës aktuale. Ristic, menaxheri i tij është në Torino për bisedimet. Një besim shumë afatgjatë që sulmuesi po e fiton në fushë, por është gjithashtu një domosdoshmëri për klubin nga pikëpamja financiare.

Vlahoviç fiton 9 milionë euro, por kontrata e nënshkruar në verën e vitit 2022 parashikonte një pagë që do të rritej me kalimin e viteve. Serbi vitin e ardhshëm do të arrijë në 10 milionë, deri në 12 milionë në vitin 2026. E kjo pa përfituar nga Dekreti i Rritjes, një gjë e rëndësishme për tu marrë në konsideratë për Juventus. Klubi është në një moment të vështirë në nivel ekonomik, duke pasur parasysh mungesën e pjesëmarrjes në kupat evropiane.

Sipas Tuttosport, ideja e Giuntoli është një rinovim deri në vitin 2027 apo edhe 2028 për të shpërndarë pagën dhe për të ulur koston vjetore të lojtarit. Nuk është rastësi që Darko Ristic, menaxheri i serbit, ishte në stadium për të parë Juve-Lazio. Në ditët në vijim pritet një takim me klubin për këtë qëllim.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI