Flash

Ndahet nga jeta aktori i Suits, Billy Miller

Lapsi.al 19 September 2023
Ndahet nga jeta aktori i Suits, Billy Miller

Aktori Billy Miller, i cili luajti së bashku me Meghan Markle në Suits ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare.

Lajmi u konfirmua nga nëna e tij Patricia, e cila  lëshoi një deklaratë për Soap Opera Digest. "Ai luftoi një betejë të gjatë dhe të guximshme me depresionin bipolar për vite me radhë. Bill bëri gjithçka që mundi për të kontrolluar sëmundjen," tha Patricia. Ai e donte familjen dhe miqtë e tij, "por në fund sëmundja e fitoi luftën dhe aktori i dha fund jetës".

Duke falënderuar fansat për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, Patricia u shpreh se familja tani "po përpiqet dëshpërimisht të përballet me humbjen ".

Billy filloi karrierën e tij të aktrimit kur u nënshkrua në agjencinë e modelimit Wilhelmina dhe vazhdoi të shfaqej në një numër reklamash televizive për marka të tilla si Pizza Hut dhe JCPenny. Në vitin 2006, kur ishte 26 vjeç luajti në CSI: NY përpara se të luante rolin e Richie Novak në telenovelën All My Children.

Ai u shfaq për herë të parë në shfaqjen ABC Daytime më 30 gusht 2007. Pas vdeekjes së personazhit të tij, aktori mori një rol në The Young and the Restless. Ai luajti  Billy Abbott dhe bëri paraqitjen e tij të parë në shfaqje në 2008. Në vitin 2014 u njoftua se Billy do të merrte rolin e Jason Morgan. Por në vitin 2017 Steve Burton u kthye për të marrë rolin. Miller luajti më pas rolin e Marcus Spectre në Suits nga viti 2015 deri në vitin 2019./Lapsi.al

Të këshilluara

J Balvin flet për albumin e ardhshëm

J Balvin po bëhet gati të ndajë projektin e tij më të fundit. Duke folur për PEOPLE për lançimin e fushatës Catch My iPhone të Verizon, e cila përmban këngën...

16:55

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI