Flash

Ariana Grande bën kërkesën për divorc nga Dalton Gomez

Lapsi.al 19 September 2023
Ariana Grande bën kërkesën për divorc nga Dalton Gomez

Ariana Grande bëri kërkesë për divorc nga Dalton Gomez , pas vetëm dy vitesh martesë , sipas Page Six.

Artistja, e cila përfaqësohet nga avokatja e famshme Laura Wasser , përmendi "dallimet e papajtueshme" si arsyen e ndarjes. Gomez thuhet se ka paraqitur kërkesën e tij të divorcit pothuajse njëkohësisht.

Insajderët i thanë gazetës se dyshja kanë qenë vërtet të kujdesshëm dhe respektues  në çdo hap të këtij procesi".

Page Six konfirmoi në korrik se Grande dhe Gomez ishin ndarë , me një burim që tha në atë kohë, “E morën vendimin së bashku. Ata kishin probleme para janarit, por duan të mbeten miq." Lajmi për ndarjen e Ariana erdhi pasi ajo u pa pa unazën e martesës teksa ndiqte turneun e tenisit Wimbledon në Londër.

Grande dhe Gomez u martuan fshehurazi në maj 2021 në shtëpinë e saj në Montecito, Kaliforni, vetëm gjashtë muaj pasi ai i propozoi.

Aktorja e "Victorious" fillimisht e kishte mbajtur lidhjen e tyre private, por ajo e bëri publike romancën në maj 2020 kur ai u shfaq në videoklipin e saj "Stuck With U" së bashku me Justin Bieber dhe Hailey Bieber.

Grande ka qenë e fejuar më parë me Pete Davidson , por ata u ndanë në tetor 2018 pas vetëm pesë muajsh së bashku. /Lapsi.al

Të këshilluara

Angelina Jolie i drejtohet ndjekësve shqip

Ylli i kinematografisë Hollywood-iane, Angelina Jolie, ka njoftuar se libri “Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato”, i shkruar nga ajo, Amnesty Internationa...

10:07

Joey Fatone flet për ribashkimin e *NSYNC

Joey Fatone është ende i emocionuar nga ribashkimi i  *NSYNC që u zhvillua në MTV VMA 2023 të martën e kaluar. Fatone u shfaq në Con Florida si pjesë e një p...

17:35

David Beckham, tatuazh dedikuar Victoria-s

David Beckham ka bërë  së fundmi një tatuazh të ri, “Posh”, si një nderim për gruan e tij, Victoria Beckham, e cila filloi karrierën e saj si Posh Spice në Spic...

17:08

Vendimi i Apple pas problemeve me Iphone 12

Apple do të përditësojë iPhone 12 në Francë pas frikës se ai po lëshonte shumë rrezatim . Kompania do të lëshojë një përditësim për përdoruesit në vend që th...

14:16

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI