Flash

Borrell thirrje Kosovës e Serbisë: Zbatoni marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve

Lapsi.al 19 September 2023
Borrell thirrje Kosovës e Serbisë: Zbatoni marrëveshjen për

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell ka deklaruar nga Nju Jorku teksa merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, se Kosova dhe Serbia duhet që pa vonesa të fillojnë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes tyre.

“Të dyja palët ranë dakord për këtë rrugë drejt normalizimit më herët këtë vit. Kjo është diçka e detyrueshme për ta dhe kërkohet nga palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim në këtë marrëveshje. Shpresoj që së shpejti të nxjerrim një deklaratë me konsideratat e ministrave për këtë dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndihmuar nga Bashkimi Evropian”, tha Borrell.

Ai shtoi se BE kërkon që “që të fillohet zbatimi në bazë të propozimit pa vonesa të mëtejshme, dhe kjo përfshin detyrimin e të dyja palëve që të zbatojnë plotësisht marrëveshjet e kaluara të dialogut”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI