Flash

Dhunuan 3-vjeçarin në, policia ndalon edukatoren dhe kuzhinieren

Lapsi.al 19 September 2023
Dhunuan 3-vjeçarin në, policia ndalon edukatoren dhe kuzhinieren

Policia e Kosovës ka shoqëruar në Komisariat 2 autoret e dyshuara të dhunës ndaj 3-vjeçarit në kopshtin “Gëzimi Ynë” në Fushë-Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se të arrestuara janë një 64-vjeçare me inicialet N.M dhe një 56-vjeçare me inicialet N.H. Ato dyshohen për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

“Pas përfundimit të fazës preliminare të veprimeve hetimore, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia inicioi një hetim në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarave; • N. M, femër, 64 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, si dhe • ​N. H, femër, 56 vjeç, shtetase Republikës së Kosovës, u shqiptua masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të këshilluara

Dritan Goxhaj do të ekstradohet në Holandë

Pavarësisht të gjithë argumenteve të dhëna nga mbrojtja për shkelje të Kushtetutës nëse pranohej ekstradimi i ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhajt, Gjykata ...

18:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI