Flash

Manipulimi i Veliajt me rritjen ekonomike të Shqipërisë

Lapsi.al 19 September 2023
Manipulimi i Veliajt me rritjen ekonomike të Shqipërisë

Erion Veliaj deklaroi se “GDP per capita” e Shqipërisë po i afrohet Serbisë dhe Malit të Zi. Kjo është e pavërtetë.

Më datë 14 shtator, kryebashkiaku i Tiranës pretendoi se ekonomia në Shqipëri po zhvillohet më shpejt se në vendet fqinje. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj përdori termin “GDP per capita”. Kjo është një metrikë financiare që zbërthen produktin ekonomik të një vendi për person. “GDP per capita” llogaritet duke pjesëtuar Prodhimin e Brendshëm Bruto të një kombi me popullsinë e tij. “GDP per capita” është një nga metrikat më të përdorura ekonomike për të vlerësuar fuqinë ekonomike të një shteti.

Veliaj tha se “GDP për capita” e Shqipërisë po kalon Maqedoninë e Veriut, dhe po i afrohet Serbisë dhe Malit të Zi.

Për të verifikuar këtë pretendim, iu drejtuam të dhënave zyrtare nga Banka Botërore.

Sipas Bankës Botërore, Shqipëria e ka kaluar Maqedoninë e Veriut sa i përket PBB-së për frymë.

Por situata është krejt ndryshe nga çfarë pretendon Veliaj në raport me Serbinë dhe Malin e Zi.

Grafiqet e e listuara në videon më poshtë tregojnë ecurinë nga viti 1984 deri në vitin 2022 dhe nga viti 2000 deri në 2022. Serbia dhe Mali i Zi qëndrojnë më lart se Shqipëria në këtë aspekt ekonomik.

Grafiku i tretë dhe i fundit që listojmë në video tregon zhvillimin e “GDP për capita” nga viti 2013, kur socialistët erdhën në pushtet, deri në vitin 2022.

Qartësisht Shqipëria nuk po i afrohet Serbisë dhe Malit të Zi nën lidershipin e Edi Ramës, siç shprehet Veliaj. Pretendimi i Veliajt se Shqipëria po i afrohet vendeve fqinje rrëzohet plotësisht nga të dhënat zyrtare të Bankës Botërore. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI