Flash

Megan Thee Stallion sqaron momentin viral me Timberlake

Lapsi.al 19 September 2023
Megan Thee Stallion sqaron momentin viral me Timberlake

Megan Thee Stallion ka sqaruar së fundmi momentin viral që pati me Justin Timberlake në MTV Video Music Awards 2023.

Timberlake ishte në VMA për t'u ribashkuar me shokët e tij të grupit *NSYNC, JC Chasez, Lance Bass, Chris Kirkpatrick dhe Joey Fatone, dhe për të prezantuar së bashku videon më të mirë Pop. Pasi i dhanë çmimin Taylor Swift-it , grupi u takua me Megan në prapaskenë, ku ajo po bëhej gati të dilte të performonte.

Pas situatës, një video filloi të qarkullonte në rrjetet sociale, në të cilin Timberlake shihej duke i thënë diçka Meganit. Klipi u bë viral menjëherë pasi fansat spekuluan se ndërveprimi ishte në fakt një konfrontim i ashpër. Por, burimet i thanë ET se takimi ishte në fakt një moment i ëmbël mes të dyve, ku Timberlake i tha Meganit: "Kënaqësi që të njoha ". Megan iu përgjigj: "Jo, jo! Kjo nuk llogaritet! Duhet të takohemi sërish." Një tjetër burim i afërt me situatën shtoi gjithashtu se  "Meg e do Justinin. Ishte takimi i tyre i parë dhe ajo ishte e emocionuar”.

Duke kujtuar natën me Rachel Smith të ET, Megan tregon se dyshja qeshën me incidentin pasi mësuan se ishin bërë viral.

"Ne ishim vërtet duke qeshur, sepse ishte sikur, 'Në cilën botë  Megan Thee Stallion debaton me Justin Timberlake?" i tregoi ajo ET. Thjesht mendova se ishte shumë qesharake. Artistja vazhdoi të tregonte se ajo i tha gjithashtu Timberlake se ata duhet të "rikthejnë  këngën SexyBack",  dhe i shprehu dëshirën për një bashkëpunim në të ardhmen./Lapsi.al

 

Të këshilluara

J Balvin flet për albumin e ardhshëm

J Balvin po bëhet gati të ndajë projektin e tij më të fundit. Duke folur për PEOPLE për lançimin e fushatës Catch My iPhone të Verizon, e cila përmban këngën...

16:55

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI