Flash

Premtimi i pambajtur për riparimin e rrugës Plepa-Shkozet

Lapsi.al 19 September 2023
Premtimi i pambajtur për riparimin e rrugës Plepa-Shkozet

Në qershor drejtuesi i rrugëve premtoi se brenda sezonit rruga Plepa-Shkozet do të riparohej. Ky premtim nuk është mbajtur.

Më 21 qershor drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi deklaroi se unaza e Durrësit do të riparohet brenda sezonit turistik të verës. I pyetur nëse riparimi i rrugës do të bëhej brenda muajit gushtit, kur është edhe piku i sezonit, Berberi pohoi.

Kjo është një nga rrugët më të rëndësishme në vend për qytetarët që i drejtohen jugut për të pushuar.

Një vëzhgim i Lapsi.al në unazën e Durrësit nga zona e Plepave deri në Shkozet zbulon një situatë tjetër.

Më datë 18 shtator rruga është e paasfaltuar. Gropat dominojnë pjesën më të madhe të rrugës. Ndërkohë, kontrata është lidhur me datë 13 shtator. Kontrata iu dha kompanisë "A.L-ASFALT" për një vlerë 94 milionë lekë apo rreth rreth 112 milionë lekë apo 1 milionë euro me TVSH.

Pra, premtimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar se rruga do të realizohej brenda verës e konsiderojmë të pambajtur. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI