Flash

Video/ Arifi, 16 vjeçari që nxjerr Longon nga telashet: Teuta merr fitoren e parë, thyhet 1-0 Skënderbeu

Lapsi.al 19 September 2023
Video/ Arifi, 16 vjeçari që nxjerr Longon nga telashet: Teuta merr

Fitorja e parë sezonale dhe lëvizja nga zona e ftohtë që kishte filluar ta bënte jo komod teknikun Diego Longo. Teuta ka marrë suksesin 1-0 pas dy humbjeve e një barazimi. Arifi vendosi ndeshjen përballë Skënderbeut. Korcarët, pas një fillimi impresionues, tashmë kanë pësuar edhe humbjen e dytë radhazi.

Pas 6 golave të pësuar në Laç, Teuta kishte nevojë jetike për një fitore. Nuk ishte e lehtë, sepse mbetjet e goleadës së pësuar me kurbinasit, ishin ende prezent. Skënderbeu vinte gjithashtu nga disfata në kryeqytet me Tiranën. Nikaj dhe Gjumsi iu përgjigjën njëri-tjetrit pa impenjuar seriozisht portierët respektivë. Korcarët madje mund të kishin bërë keq me Nikaj dhe Gërxhon, që në harkun e 7' rrezikuan dy herë. Pikërisht në momentin më të mirë të miqve erdhi goli i shënuar nga Arifi. 16 vjeçari ka stopuar me gjoks dhe ka goditur fluturimthi duke e çuar topin në rrjetë.

Lexo më tej: Video/ Sobouale e Tresa përmbysin Vllazninë: Laçi merr fitoren e dytë dhe sheh drejt kreut

Skënderbeu u përpoq më shumë, duke tentuar me Jurin e me Nikaj, ndërsa Fili në minutën e 54' u kundërpërgjigj. Alia bllokon ish-sulmuesin e Partizanit, ndërsa Gjumsi gabon shënjestër. Në fund mbyllet 1-0 me Skënderbeun që tashmë e sheh veten në vështirësi. Pas humbjes në kryeqytet, Gvozdenovic mundet edhe në Durrës. Me këtë fitore, Teuta shkon në kuotën e 4 pikëve, e ka një ndeshje më pak, duke u afruar -2 nga Skënderbeu.

[video width="752" height="424" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/goli-teuta.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI