Flash

Video/ Debutimi historik i arbitrave shqiptar në Champions: Jorgji mes polemikave për një penallti

Lapsi.al 19 September 2023
Video/ Debutimi historik i arbitrave shqiptar në Champions: Jorgji mes
Enea Jorgji dhe skuadra e arbitrave shqiptarë kanë bërë historinë tashmë, duke debutuar në fazën e grupeve të Champions League. Kryesori ka vënë drejtësi në takimin mes Young Boys dhe Leipzig, fituar 1-3 nga gjermanët. E megjithatë, Jorgji në debutimin e tij në elitën e futbollit europian nuk ka kaluar pa polemika. Lexo më tej: Nuk kishte ndodhur kurrë më parë: katër arbitra shqiptarë, kryesor Jorgji, gjykojnë në grupet e Champions League Me rezultatin në barazim 1-1, Xavi Simons u pengua në zonë duke reklamuar një penallti. Jorgji ka shkuar ta shohë episodin edhe në monitorin VAR, por në fund nuk e gjykoi se ishin rastet për penalitetin ekstrem. Një vendim që ka krijuar pakënaqësi te gjermanët. Edhe pse sido të ishte vendimi që mori arbitri shqiptar, nuk ka ndikuar në rezultatin përfundimtar, duke qenë se Leipzig e fitoi ndeshjen në transfertë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI