Flash

Video/ Sobouale e Tresa përmbysin Vllazninë: Laçi merr fitoren e dytë dhe sheh drejt kreut

Lapsi.al 19 September 2023
Video/ Sobouale e Tresa përmbysin Vllazninë: Laçi merr fitoren

Skerdi Bejzade duket kura e duhur për Lacin, që rrëmbeu fitoren e dytë radhazi. Tekniku, pas humbjes së debutim me Partizanin, ka siguruar 6 pikë, duke përmbysur rezultatin në shtëpi 2-1 ndaj Vllaznisë. Në ndeshjen e dytë radhazi në shtëpi, bardhezinjtë kanë marrë një fitore të rëndësishme me golat e Sobouale dhe 18 vjeçarit Tresa.

Goleada me të cilën kurbinasit u imponuan ndaj Teutës i kishte bërë të kujdesshëm shkodranët. Vllaznia e Memellit, në fakt, e nisi mirë ndeshjen, duke kaluar menjëherë në avantazh. Në minutën e 3’ Boshnjaku shënoi golin që iluzionoi kuqeblutë e zgjoi Laçin. Bardhezinjtë, të nxitur nga tekniku Bejzade, insistuan drejt sulmit. Dajko, Ujka e Sobouale nuk arritën të kalonin portierin Qarri. E megjithë goli ishte në ajër dhe mbërriti në fundin e pjesës së parë. Sobouale, në minutën e 6 shtesë, finalizoi një skemë interesante, duke bërë Qarrin të kapitullojë.

[video width="784" height="408" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/sobouale.mp4"][/video]

Vllazni nuk ngre kokë as në pjesën e dytë, të vënë në vështirësi nga presingu i vendasve. Mjaki e nisi i pari ofensivën e Laçit, por zhvillimi do të vijë në minutën e 62' kur Tresa të futej në fushë. 18-vjeçari pati nevojë vetëm për 10 minuta, që të kompletonte përmbysjen, me golin e dytë.

[video width="664" height="324" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/tresa.mp4"][/video]

Kështu Laçi ngjitet në vendin e dytë me 7 pikë, teksa konfirmon veten si pretendent për zonën e lartë të renditjes pas katër javëve të luajtura. Nga ana tjetër Vllaznia zbret në vendin e pestë me 5 pikë.

Lexo më tej:Video/ Vllaznia arrin Erzenin në të 90', plasin polemikat: Rusta i anulon kuqebluve golin e fitores në shtesë

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI