Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

3 ditë liri në Milenium

Lapsi.al 20 September 2023
3 ditë liri në Milenium

Nga Edi Lesi

Ata që po hyjnë këtë të mërkurën pasdite në sallën e Kinema Milenium në Tiranë, nuk ngjajnë shumë me gjindjen rreth e rrotull që është lëshuar për qef të vet në tavolinat e bollshme në atë zonë të bukur të metropolit. Një grusht me burra e gra janë ende të interesuar për krimet e komunizmit, e kjo nuk është pak në një shoqëri vanitoze që shkel e rrumbullakos me të pasmet e saj shumëçka para të cilës duhej të ndalej për një hop. E të reflektonte, jo në kuptimin e thellë metafizik ndoshta, po qoftë dhe për brengat e ditës që kemi nëpër gishta. Sigurisht s'do të qe aspak e tepërt të sillte në mendje edhe gjëmat që i ndodhen vendit jo në një kohë e botë tjetër, por bash pak vite më parë.

Luli Progni është nga ato gazetare e aktiviste që e mban ende ndezur llambën në dramat e barbaritë e regjimit të shkuar.

Na ka ftuar në publikimin e një dokumentari për Revoltën e Spaçit. Dëshmi tronditëse dhe realizim mahnitës. Ylber Merdanin me siguri pak vetë e njohin, por nëse ky material do transmetohej në media, siç do të ishte e udhës, patjetër që ai e shumë të tjerë të dënuar të ferrit të Spaçit, do ta bënin audiencën më humane dhe më të mirë të pakten për një ditë, pasi të dëgjonin rrëfimin e tyre.

3 ditë liri pati Shqipëria dhe ajo hapsanë mes maleve, në Spaç, atëbotë, në majin e vitit 1973. Ato 72 orë të dënuarit me një kurajo të çmendur arritën të merrnin burgun e të rrëzonin sistemin e torturave, e hekurave shtrënguar në kyçe.

Ato 3 ditë lirie, ku këndohej me kitarë e mbaheshin fjalime për Shqipërinë që e duam si gjithë Europa, u paguan me 4 ekzekutime, ende pa varre.

Ata që mbijetuan, ja dolën kryesisht duke dorëzuar anën njerëzore. Siç thotë Primo Levi, që pohon se mbeti gjallë prej kampit nazist, pasi xhelatët u hoqën shtresen humane, duke i shpëtuar padashur. Po të kishin ruajtur ndjenjat, brengat e merzitë, shpall ai, do të kishin plasur.

Shumë studiues e mendje të pakompromis janë marrë këto vite me krimet e komunizmit e kanë punuar jo pak. Por indiferenca ka qënë prore më e madhe.

Përpjekjet e Luli Prognit apo Admirina Peçit si milingona të pandalshme, me iniciativën e Agron Shehajt përmes fondacionit ‘Kujto’, ja kanë dalë të ngrenë një institucion përballë murit arrogant të harresës. Modest, por të gjallë.

Të këshilluara

Ermonela Felaj “lë në baltë” Ramën

Përballë skandalit të madh korruptiv të inceneratorëve, strategjia e komunikimit publik të maxhorancës dhe kryeministrit Edi Rama ka qenë e qartë dhe në dukje s...

19:05

Fitorja shqiptare në Mal të Zi

Nga Adriatik Kelmendi Shqiptarët sërish janë faktorët kryesorë politikë në Mal të Zi. Janë dy arritje kryesore të shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare të...

19:22

Kush po i vjen Radikes...

Nga Edi Lesi Është hera e tretë që shtatoret e heronjve të kombit na përcjellin me indiferencë në bulevardin e blinave të Peshkopisë, në fushatën tonë të ven...

17:14

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI