Flash

Bëhet virale intervista e Russell Brand pas akuzave

Lapsi.al 20 September 2023
Bëhet virale intervista e Russell Brand pas akuzave

Russell Brand është në qendër të vëmendje pas akuzave ndaj tij për sulm se*sual.

Ngjarjet dyshohet se kanë ndodhur midis 2006 dhe 2013 dhe janë ngritur si pjesë e një hetimi të kryer nga The Times, The Sunday Times dhe Channel 4, të cilat raportuan sjellje "kontrolluese, abuziv" nga aktori dhe prezantuesi televiziv.

Ndërkohë  së fundmi është rishfaqur një intervistë e Russell Brand me Richard Herring , në të cilën ai bën shaka për përdh*nimin e një gruaje.

Që atëherë është hequr nga YouTube, sipas The Daily Mail, por në të aktori tha: “Oh, kam përdh*nuar dikë një herë”,duke shtuar “E vrava pas”. Më vonë, ai iu referua  një lloj monologu se si grekët kryenin marrëdhënie me fëmijët.

Pas raportimeve, aktori ka reaguar në rrjetet sociale duke mohuar akuzat. "Ka disa akuza shumë serioze që unë i hedh poshtë absolutisht," tha ai në kanalin e Youtube.

“Këto akuza kanë të bëjnë me kohën kur kam punuar në media, kur kam qenë gjatë gjithë kohës në gazeta, kur kam qenë në kinema. Siç kam shkruar gjerësisht në librat e mi, kam qenë shumë, shumë i shthurur. Tani, gjatë asaj kohe shthurjeje, marrëdhëniet që kam pasur kanë qenë absolutisht gjithmonë konsensuale.

“Unë kam qenë gjithmonë transparent për këtë atëherë dhe jam transparent për këtë edhe tani", vazhdoi ai. “Padyshim që do ta shqyrtojmë këtë çështje sepse është shumë, shumë serioze."/Lapsi.al

 

Të këshilluara

Kush është i dashuri i ri i Kim Kardashian

Kim Kardashian dhe ylli i NFL, Odell Beckham Jr. kanë kaluar kohë së bashku javët e fundit. Një burim i brendshëm i tha 'Page Six' të martën se ylli i "Karda...

14:01

Ndahet nga jeta aktori i Suits, Billy Miller

Aktori Billy Miller, i cili luajti së bashku me Meghan Markle në Suits ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga nëna e tij Patricia, e ci...

17:51

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI