Flash

Edicioni i 21-të i TIFF, në garë 192 prodhime filmike, premiera botërore e rajonale

Lapsi.al 20 September 2023
Edicioni i 21-të i TIFF, në garë 192 prodhime filmike, premiera

Edicioni i 21-të i Tirana International Film Festival - TIFF do të mbahet nga data 23-29 shtator 2023.

TIFF, që prej vitit 2013 pjesë e 110 festivaleve më të rëndësishme në botë, që ndiqen me vëmendje të posaçme në mbarë botën, online, por edhe fizikisht. Kalendari përmban

1- “RetrospectTIFF”, homazh për Satyajit Ray, një nga kineastët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

2- Focus, Andreas Dreswn, fitues në Festivalin e Filmit në Kanë, në 2011-ën

3- Swedish; do të shfaqen tre ndër filmat më të suksesshëm suedezë të dy viteve të fundit, ku vlen të nënvizohet “I’m Zlatan”, me aktorin shqiptar Granit Rushiti, në rolin kryesor të futbollistit Ibrahimovic.

Nga 3500 filma dhe 77 skenarë, që aplikuan këtë vit nga 112 vende të botës, janë përzgjedhur 192 filma nga të cilët 158 filma të shkurtër dhe 34 filma të metrazhit të gjatë dhe 10 skenarë.

Të gjithë filmat e përzgjedhur janë premiera kombëtare, por edhe shumë premiera botërore, ndërkombëtare, europiane dhe rajonale.

Filmat e të gjitha kategorive, si Panorama, Kids etj do të projektohen në tre adresa: Kinema Millenium, Salla “Tonin Harapi” në Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe Qendra e Artit “Agimi”.

Të këshilluara

Kush është i dashuri i ri i Kim Kardashian

Kim Kardashian dhe ylli i NFL, Odell Beckham Jr. kanë kaluar kohë së bashku javët e fundit. Një burim i brendshëm i tha 'Page Six' të martën se ylli i "Karda...

14:01

Ndahet nga jeta aktori i Suits, Billy Miller

Aktori Billy Miller, i cili luajti së bashku me Meghan Markle në Suits ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga nëna e tij Patricia, e ci...

17:51

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI