Flash

Gisele Bündchen flet për vështirësitë pas divorcit me Brady

Lapsi.al 20 September 2023
Gisele Bündchen flet për vështirësitë pas divorcit me

Gisele Bündchen zbuloi së fundmi vështirësitë që ka kaluar që nga divorci i saj publik me  Tom Brady.

“Ka qenë shumë e vështirë për familjen time. Ka qenë shumë – në çdo fushë të jetës sime”, tha Bündchen për People. Sipas saj, ajo e kaloi kohën e vështirë duke i dhënë përparësi ushtrimeve, ushqimit të duhur dhe meditimit.

"Unë mendoj se nëse nuk do të kisha të gjitha mjetet e ndryshme që kam për të më mbështetur gjatë këtyre kohërave, do të kishte qenë shumë e vështirë," pranoi Bündchen. Në një përpjekje për të pastruar trupin e saj, ajo gjithashtu ka hequr plotësisht alk00lin.

"Menjëherë pasi mbusha 40 vjeç, në fakt, ndjeva një ndryshim të madh mes kohës kur pija një gotë verë dhe kur hoqa dorë,” shpjegoi ajo.

“Është e pranuar shoqërisht të pish një gotë verë. Madje njerëzit thonë: “Oh, është e shëndetshme për ty.” Epo, nuk është e shëndetshme për mua”, vazhdoi modelja.

Modelja dhe qendërmbrojtësi ishin të martuar për 13 vjet përpara se të ndaheshin vitin e kaluar pasi dyshja patën debate  mbi vendimin e tij tronditës për të "dalë në pension" nga NFL.

Bündchen dhe Brady janë prindër të djalit Benjamin, 13, dhe vajzës Vivian, 10. Modelja ka qëndruar gjithashtu e afërt me fëmijën e madh të Brady, djalin 16-vjeçar Jack, të cilin ai e ndan me Bridget Moynahan./Lapsi.al

Të këshilluara

Kush është i dashuri i ri i Kim Kardashian

Kim Kardashian dhe ylli i NFL, Odell Beckham Jr. kanë kaluar kohë së bashku javët e fundit. Një burim i brendshëm i tha 'Page Six' të martën se ylli i "Karda...

14:01

Ndahet nga jeta aktori i Suits, Billy Miller

Aktori Billy Miller, i cili luajti së bashku me Meghan Markle në Suits ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga nëna e tij Patricia, e ci...

17:51

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI