Flash

Premtimi i pambajtur i Erion Veliajt me gjimnazin Partizani

Lapsi.al 20 September 2023
Premtimi i pambajtur i Erion Veliajt me gjimnazin Partizani

Më datë 26 maj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj vizitoi kantierin e gjimnazit Partizani. Gjatë inspektimit të punimeve, Veliaj premtoi ceremoninë e diplomimit aty. Këtë premtim e mbajti. Por Veliaj bëri thirrje që prindërit të regjistrojnë fëmijët në gjimnazin Partizani. Më datë 20 shtator, 10 ditë pasi ka nisur viti i ri shkollor, Partizani nuk është hapur akoma.

Fasada është mbaruar, por punimet vazhdojnë ende. Një punëtor duket në tarracën e shkollës. Ndërkohë, Erion Veliaj në ceremoninë e diplomimit foli për një shkollë të mbaruar. Por shkolla nuk ka mbaruar ende.

Në kantier nuk ka një tabelë që zbulon datën fikse të mbarimit të punimeve. Gjimnazistët e Partizanit vazhdojnë ta bëjnë mësimin tek “Shkolla e Kuqe”. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI