Flash

Vetëm dy lojtare vazhdojnë bojkotin e kombëtares pas skandalit Rubiales: nuk dihet vendimi i Hermoso

Lapsi.al 20 September 2023
Vetëm dy lojtare vazhdojnë bojkotin e kombëtares pas skandalit

Pjesa më e madhe e lojtareve të kombëtares spanjolle të thirrur të hënën nga trajneri Montse Tomeé (21 nga 23) kanë rënë dakord të kthehen pas çështjes Rubiales. Kampionet e botës do të udhëtojnë në Goteborg për të luajtur ndeshjen e Ligës së Kombeve me Suedinë të premten. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Këshillit Superior Sportiv (CSD), Victor Francos, pas një takimi me skuadrën që zgjati disa orë në Oliva, në provincën e Valencias. Mediat vendase raportojnë se nuk dihet ende identiteti i dy lojtareve që nuk kanë pranuar e nëse mes tyre është Hermoso.

"Ato kërkuan të largoheshin për shkak të moralit të ulët dhe shqetësimit personal. Do ta komunikojnë vendimin vetë dhe shpresoj që atyre që mbeten t’i tregohet i njëjti respekt si ata që nuk qëndrojnë," tha Francos. “Njëzet e një lojtare kanë shprehur dëshirën për të qëndruar. Më duhet të jem i sinqertë, lojtarët janë në një moment të komplikuar. Mendoj se është një lajm i mirë të them se Kombëtarja e femrave do t'i luajë dy ndeshjet me garanci dhe fitore”, tha Francos.

SQARIMI I PRESIDENTIT TË CDS

Trajneri i ri i Spanjës, Montse Tomé, për ndeshjet kundër Suedisë dhe Zvicrës kishte thirrur pesëmbëdhjetë kampione të botës dhe lojtare të tjerë që kishin kërkuar të mos thirreshin derisa të kishte ndryshime brenda Federatës Iberike të futbollit. Rebelimi nisi pas skandalit të ish-presidentit me puthja e forcuar të Luis Rubiales ndaj futbollistes Jenni Hermoso gjatë Kupës së Botës në Australi. “Lojtaret na kanë shprehur shqetësimin e tyre për nevojën për ndryshime të thella brenda RFEF. E federata ka premtuar se këto ndryshime do të ndodhin menjëherë”, tha Francos. Sipas shtypit spanjoll, një nga këto ndryshime të menjëhershme mund të jetë dorëheqja e Sekretarit të Përgjithshëm Andreu Camps. Francos tha se marrëveshja përfshin zhvillimin e ligjit spanjoll mbi "politikat gjinore, progres në paga të barabarta, në strukturat për sportin dhe në veçanti për futbollin e grave".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI