Flash

Video/ "Më hiq tani nga fusha". Cordoba e sfidoi, trajneri e zëvendësoi: sulmuesi shkatërroi çfarë i doli para

Lapsi.al 20 September 2023
Video/ "Më hiq tani nga fusha". Cordoba e sfidoi, trajneri e
Nuk ndodh shpesh që një trajner të zëvendësojë një lojtar që sapo ka shënuar një gol në fillim të një ndeshje. Megjithatë, kjo është ajo që ndodhi në Kolumbi gjatë ndeshjes midis Patriotas dhe Orsomarso. Santiago Cordoba kishte shënuar golin e 1-0, kur doli nga fusha i tërbuar për t'i hapur rrugën aktivizimit të një shoku të skuadrës. Arsyeja e kësaj situate? Gjithçka u sqarua pak orë pas fishkëllimës së fundit. Trajneri i Patriotas, Jonathan Risueño, u kishte dhënë një paralajmërim të qartë lojtarëve të tij në fushë për ndeshjen e vlefshme për Serinë B të Amerikës së Jugut në stadiumin La Independencia në Tunja. Në minutat e para, sipas asaj që raportonte Infobae, ai e kishte presionuar skuadrën duke kërcënuar me zëvendësime të menjëhershme në rast të “gabimeve fëmijërore të bazuara në besimin e tepruar”. Mes lojtarëve të paralajmëruar, ishte edhe Santiago Córdoba, i cili pati kënaqësinë të gjente rrugën e golit. Festim me zemërim për sulmuesin që sfidoi trajnerin e tij duke bërtitur nga distanca: “Më hiq tani”. Si kundërpërgjigje, trajneri, i mërzitur nga kjo sjellje, nuk u mendua dy herë dhe e zëvendësoi me gjithë respektin për golin, rezultat për më tepër themelor për fitoren. Një zgjedhje që tërboi fare Santiago Córdoba, i cili shfryu inatin pas largimit nga fusha. Pas një shkëmbimi të ashpër opinionesh me trajnerin, ai fillimisht hodhi fanellën e tij. E më pas filloi të gjuante gjithçka që i dilte përpara, përfshirë edhe tabelat reklamuese. Tërbimi vazhdoi edhe në dhomat e zhveshjes, ku Santiago nuk qëndroi pranë shokëve të skuadrës, por u largua i zemëruar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI