Flash

Basha pret delegacionin nga Ukraina, "harron" bluzën si Zelensky

Lapsi.al 21 September 2023
Basha pret delegacionin nga Ukraina, "harron" bluzën si Zelensky

Kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha, njëherësh reporter i Këshillit të Europës për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, priti sot një delegacion nga Ukraina në përbërje te cilit ishin deputetë, ekspertë të çështjeve politike, opinionistë dhe aktivistë.

Basha ka postuar disa foto nga takimi, ku siç shihet ai është i veshur me xhaketë e këmishë. Me siguri që nuk mund t'i impresiononte ukrainasit me bluzën në ngjyrat ushtarake njësoj si ajo e Zelenskyt.

Me atë bluze, Basha tentoi të "ripaketonte" vetën disa muaj më parë teksa njoftoi rikthimin në garën formale për të rimarrë partinë e vulës nga Aliebaj. Sot PD vijon të jetë e përcarë. Shumica e deputetëve ka shkuar me Sali Berishën ndërsa Lulzim Bashës i ka mbetur vula dhe vetëm 11 deputetë. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI