Flash

Berisha shigjeton Alibeajn "Do votojë rritjen e rrogës së bashkëshortes"

Lapsi.al 21 September 2023
Berisha shigjeton Alibeajn "Do votojë rritjen e rrogës së

Seanca parlametare ka nisur me përplasjet mes opozitës dhe mazhorancës për përbërjen e komisionit për reformën zgjedhore. Socialistët refuzojnë të ndryshojnë përbërjen sipas kërkesës së Gazment Bardhit, që kërkon largimin e Enkelejd Alibeajt si bashkëkryetar dhe zëvëndësimin me Oerd Bylykbashin.

Ndërkohë socialistët presin që bashkë me deputetët e Lulzim Bashës të votojnë rritjen e pagave të gjyqtarëve të Kushtetueses, mes të cilëve edhe bashkëjetuesja e Enkelejd Alibeajt, antarja e kushtetueses Marsida Xhaferllari.

Pikërisht për këtë ngërç që krijohet në kuvend, socialistët preferojnë ta shtyjnë votimin për zëvëndësimin e Alibeajt, ndërsa Berisha e ka akuzuar se do të votojë për rritjen e rrogës së bashkëshortes.

“Në qëndrimet që mbani ka hipokrizi. Pse doni ti ndani momentet, të miratojmë shtytjen, ndryshimin e përbërjes, nëse jeni të interesuar për një frymë. Por ju doni të merrni peng persona këtu që duhet të votojnë për rrogën e bashkëshortes, sepse janë votimi për rrogat e gjyqtarëve, E mbani peng derisa të votojë, hiqni dorë nga këto gjëra. S’ka ndodhur asnjëherë që njëra palë ti caktojë palës tjetër përbërësit.

Miratohet përbërja e njërës palë. E keni me sistem pengmarrje, doni të mbani peng. Sa të votohen dy çështjet, nesër mblidhet Komisioni. Sa të kemi siguruar njëherë votën për Gjykatën, ju jeni në pazare këtu.

Kalojini të dyja sot dhe kaq merr fund, çfarë pune ka opozita me kandidaturat tuaja. Apo po përpiqeni të bëni gjithçka me akte armiqësore ndaj opozitës së vërtetë dhe të konsolidoni këtu një pseudoopozitë" tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI