Flash

Dalin PAMJET/ 33-vjeçari u gjet i vrarë pranë kishës së fshatit Hot i ri

Lapsi.al 21 September 2023
Dalin PAMJET/ 33-vjeçari u gjet i vrarë pranë kishës

Një i ri u gjet i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hot i Ri dhe viktimë nga të shtënat ka mbetur 33-vjeçari Valter Fierza. Për momentin rrethanat e këtij krimi janë të paqarta. Mediat raportojnë se i riu është gjetur i vrarë jashtë makinës së tij, në afërsi të kishës së fshatit. Mësohet se kanë qenë familjarët që e kanë gjetur të riun dhe kanë njoftuar policinë. Paraprakisht nuk rezulton që viktima të ketë precedentë penalë.

“Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Valter Fierza, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia e Shkodrës në një njoftim paraprak për mediat. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vrasje me armë zjarri në Shkodër

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pranë kishës në Hot i Ri. Sipas të njëjtave burime ka mbetur i vrarë një p...

22:21

Rama: Lavrov propagandist i palodhur

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur Ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov një propagandist i palodhur. Në një intervistë për emisionin 'Real Story' në AbcNews, R...

20:56

Merr flakë makina në Sauk

Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se makina ka marrë flakë në afërsi të zonës së Saukut. Nuk dihet shhkaku i zjarrit, ap...

19:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI