Flash

Erzeni, projeksjoni derbi dhe dy të harruarit: Shehi tregon kur do të kthehet Selmani e Patrick

Lapsi.al 21 September 2023
Erzeni, projeksjoni derbi dhe dy të harruarit: Shehi tregon kur do të

“Patrik dhe Selmani? Janë dy lojtarë të rëndësishëm. Sigurisht që nuk bëhet fjalë tani shpejt. Kur them tani shpejt, e kam fjalën për një muaj, një muaj e pak”. Orges Shehi pret ti kthehen dy lojtarët e dëmtuar, një prej të cilit krejtësisht i harruar. Braziliani është dëmtuar në sezonin e kaluar, por për ta parë të luajë sërisht duhet pritur edhe pak. Portieri Gentian Selmani pastaj theu këmbën në ndeshjen e kthimit me Besiktas, në Tiranë. “Selmani ka filluar riaftësimin me fizioterapistin tonë e po shkon mirë. Shpresojmë të rikthehet sa më shpejt. Ndërsa Patrik ka filluar të dalë në fushë, duke bërë stërvitje individuale dhe siç thash pas një muaj e pak do të shohim. Patrik është më afër për t’u rikthyer, por koha e tij ishte relativisht e gjatë, pothuajse 7-8 muaj, kështu që duhet parë”, u shpreh Shehi.

Lexo më tej: Najdovski kapi gjenitalet për të fyer Katobellin, kthehet në fushë pas një ndeshje: Disiplina pranon kërkesën e Tiranës

Pastaj, tekniku ka kthyer vëmendjen në konferencën për shtyp para ndeshjes me Erzenin, edhe te kampionati. Pikërisht kështu, sepse pas Erzenit vjen Partizani. “Nuk është pikësynimi te derbi. Pikësynimi dhe e gjithë epiqendra është te ndeshja e nesërme. Sigurisht unë e preka edhe pak më parë që luajmë çdo katër ditë. Do të kemi prapë pas katër ditësh, do të kemi prapë pas katër ditësh dhe sigurisht në disa pozicione që ne jemi të dubluar mund të ketë ndonjë ndryshim. Por duke pasur parasysh atë që thash, disa elementë ose disa pozicione janë të dubluara. Nesër mund të ketë ndonjë zëvendësim, por jo në atë që ne kërkojmë të interpretojmë”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI