Flash

I armatosur dhe në arrati, policia e Tiranës humb gjurmët e Klered Bozhanit

Lapsi.al 21 September 2023
I armatosur dhe në arrati, policia e Tiranës humb gjurmët e

Asnjë rezultat nga pikat e kontrollit të policisë që kërkojnë Klered Bozhanin, personin e armatosur që është zhdukur pasi plagosi policin Edlir Alleshi. Disa qindra automjete janë kontrolluar në zona të ndryshme të kryeqytetit, kontrolle janë kryer në shtëpi të braktisura, magazina apo ambjente ku mund të jetë fshehur ky person, por deri tani nuk ka asnjë gjurmë.

As shuma prej 20 mijë eurosh që policia vuri në dispozicion për informacione të dobishme nuk kanë ndryshuar asgjë. Shpresa e fundit është ndihma e familjarëve për një mundësi që Bozhani të vetëdorëzohet.

Polici Edlir Alleshi mori dy plumba në bark mbrëmjen e kaluar në zonën e Kinostudios në Tiranë nga 42-vjeçari Klered Bozhani. Patrulla e Shqiponjave kishte sinjalizime se në vendin ku ndodhi ngjarja shpërndaheshin lëndë narkotike. Sapo janë afruar ata kanë vënë re lëvizje të dyshimta të Bozhanit dhe i kanë bërë shenjë të ndalonte. Pas thirrjeve për t'u ndalur, Bozhani ka nisur të largohet duke vrapuar deri në hyrjen e një pallati, ku edhe ka ndodhur plagosja.

Polici Edlir Alleshi mori dy plumba në bark nga të shtënat dhe u dërgua menjëherë në spital ku është jashtë rrezikut për jetën. Që nga nata e kaluar, policia e Tiranës është vënë në kërkim të Bozhanit, por nuk ka asnjë gjurmë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI